Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) përdori sot fjalor ofendues ndaj BDI-së dhe udhëheqësve të saj lidhur me statusin ende të pazgjidhur të ish-luftëtarëve të Ushtrisë Clirimtare Kombëtare (UçK) pérkundér parashikimeve të Marreveshjes se Ohrit.
Imer Aliu, i PDSH-së, tha se në kuadër të mos-zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, pjesa për statusin e ish-pjesëmarrësve të UçK-së dhe invalidëve të konfliktit të vitit 2001, ka mbetur pa u zgjidhur nëntë vite pas përfundimit të luftës, për fajin e BDI-së, përkatësisht të Ali Ahmetit, Abdilhaqim Ademit dhe të tjerëve.
Në një konferencë për shtyp Aliu tha se Xhelal Bajrami, ministër për punë dhe çështje sociale, dhe anëtari i kryesisë së BDI-së Fazli Veliu kanë bërë premtime të kota dhe çështja e ish-UçK-së nuk po zgjidhet.
Aliu e quajti Veliun ‘gënjeshtar” e “manipulant” dhe krejt BDI-në si të “pa cipë”.
“Mjafton që ti analizojmë deklaratat e ministrit të Gruevskit për punë dhe politikë sociale Xhelil Bajrami ndihmuar edhe nga margaritarët e gënjeshtarit dhe manipulantit par excellance Fazli Veliu lidhur me këtë çështjë që të kuptojmë se si jeni katandisur dhe sa të pacipë jeni. Kaloi 1 vit, 2, 3, 4, 5. 6. 7, 8, 9, dhe shqiptarët ende dëgjojnë deklarata për formim të komisioneve ndërpartiake për këtë çështje, afate 1, 2, 3, 6 muajshe, deri ne vit të ri, deri në fund të mandatit….dhe degjojnë më pas Gruevskin dhe zëvendësit e ministrave maqedonas të BDI-së se si ju demantojnë dhe ju quajnë gënjeshtarë !” tha Imer Aliu.
Aliu përsëri ka përdorur ironi me një pyetje, të cilën ai e quan “lojë shpërblyese” .
“Ty të mungojnë disa qime të flokëve nuk e di pse, sa qime floku i mungojnë Ali Ahmetit prej konfliktit të vitit 2001? Dhe sa mijë copë dhen jan shtu pasurisë së Ali Ahmetit pas vitit 2001, 1 mijë 2, 5 mijë…. ?,” tha Aliu i PDSH-së, duke iu drejtuar kështu zëvendës-kryeministrit Ademi, Ali Ahmetit dhe BDI-së./Zhurnal/
Reklama 229 x 170.png)
Mr. Bashkim Aliu
Nexhmedin Spahiu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull