Udhëheqësit fetarë ndoqën një thirrje të Shoqatës Islamike për Amerikën e Veriut për t'u takuar në Uashington. Ata nuk u mblodhën për të diskutuar, nëse ndërtimi i një xhamie në Nju Jork do të ishte me kuptim dhe me vend, deklaruan më shumë se 30 përfaqësuesit fetarë. Ata janë të interesuar për gjëra më fondamentale. Pastori i baptistëve, afro-amerikani Gerald Durley lexoi deklaratën e përbashkët: "Si udhëheqës fetarë në këtë vend madhështor ne jemi mbledhur në kryeqytet, për t'u ngritur në mënyrë kategorike kundër shpotive, informacioneve të gabuara dhe intolerancës së pafshehur fetare, e cila drejtohet kundër bashkësisë islame në Amerikë."
Mbështetësit e ndërtimit të xhamisë në afërsi të "Ground Zero" në Nju Jork e shohin këtë si shprehje të lirisë fetare dhe mundësi të kontakteve kulturore. Ndërsa kundërshtarët këtu shohin një demonstrim të mungesës së shijes dhe një provokim. Kujtimi i viktimave të 11 shtatorit do të bëhej pis kështu dhe xhamia do të kthehej në një vend terroristësh potencialë, thonë ata. Kjo në një kohë kur protestat po bëhen gjithnjë e më agresive: një shofer taksie i Nju Jorkut besohet se është goditur me thikë vetëm sepse është mysliman. Një pastor nga Florida ka thënë se si protestë ndaj myslimanëve do të djegë më 11 shtator Kuranin.
Rabini David Saperstein, kryetar i Shoqatës për Hebraizmin e reformuar tha: "Ne e dimë se çfarë do të thotë kur njerëzit sulmojnë me fjalë dhe vepra dhe të tjerët heshtin për këtë. Kjo nuk duhet të ndodhë këtu në Amerikë në vitin 2010."
Edhe në Pentagon janë të shqetësuar. Gjenerali David Petraeus tha se talibanët dhe grupe të tjera ekstremiste mund ta përdornin pamjen e një Kurani që digjet për propagandën e tyre. "Kjo mund të sjellë probleme serioze", i tha Petraeus në një intervistë gazetës Wall Street Journal, "dhe t'i vërë në rrezik trupat dhe përpjekjet tona në bashkësitë islame".
Edhe ministrja e Jashtme, Hillary Clinton e preku temën e djegies së Kuranit gjatë një darke për myslimanët gjatë festës së ramazanit. Dënimi i qartë i kësaj, siç e quajti ajo "vepre të mungesës së respektit dhe skandaloze" nga bashkësia ikumenike e inkurajon atë. "Detyrimi ynë për tolerancë fetare i ka rrënjët në fillimin e kombit tonë. Shumë e dinë se më 1790, George Washingtoni i shkroi një sinagoge në Rhode Island: "Ky vend nuk do ta aprovojë intolerancën fetare dhe nuk do ta mbështesë përndjekjen."
Për të shmangur vetë pamje potenciale negative, shumë bashkësi myslimane në SHBA vendosën që të heqin dorë nga festimet me rastin e Fitër Bajramit, pasi këtë vit kjo festë do ta përfshijë edhe datën e 11 shtatorit. /DeutcheWelle/
Reklama 229 x 170.png)
Sali Shasivari
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull