Fjala e Redaktorit Fetar
Falënderimet më të mira dhe më të sinqerta i takojnë vetëm Allahut fuqiplotë, i Cili na udhëzoi në islam; begati kjo e cila u mungon shumicës së njerëzve bashkëkohorë. Paqja, përshëndetjet dhe urimet e bekuara qofshin mbi Muhamedin alejhi selam, themeluesin e drejtësisë dhe harmonisë njerëzore. Ai i cili arabët nomadë i nxori nga errësira e armiqësive dhe vëllavrasjeve fisnore në dritën e udhëzimit, përparimit dhe udhëheqjes ideale.
Me të vërtetë ky libër, ashtu siç nënkuptohet nga vetë titulli, ngërthen në vete disa nga pyetjet më të rëndësishme të kohës bashkëkohore që shtrohen nga ata të cilëve u mungon të kuptuarit real të islamit. Megjithatë, përgjigjet për këto pyetje, ata në vazhdimësi i marrin të gabuara sepse në vend që të konsultojnë librat, shkrimet dhe dijetarët islamë, jomuslimanët shpesh mbështeten në mediat dhe propagandat që bashkëkombësit e tyre i përhapin me qëllim që ta degradojnë këtë fé fisnike që po zgjerohet çdo ditë e më shumë, madje edhe në vet shoqëritë sekulare.
Gjithashtu pre e këtyre mediave po bien edhe disa nga muslimanët, të cilët besojnë dhe pasojnë verbërisht tërë atë që dëgjojnë në media. Karakteristikë e veçantë e këtij libri është se ai i përshtatet shumë edhe diapazonit dhe mentalitetit të popullit tonë, i cili, ashtu si shumë popuj të tjerë, kohët e fundit po manipulohet shumë nga lajmet e servirura padrejtësisht kundër islamit dhe muslimanëve. Prandaj, kjo temë pothuajse u përgjigjet shumicës se enigmave, të cilat i hutojnë disa nga muslimanët e vendit tonë, të cilët kanë njohuri mjaft të cekta rreth besimit islam.
Duke patur parasysh se çështja e ekstremizmit, fundamentalizmit dhe fanatizmit (lexo: vehabizmit) ka filluar me të madhe të diskutohet në mediumet dhe mjediset tona, libri që keni në duar sqaron për mrekulli paragjykimin se çdo musliman duhet apo mund të jetë terrorist/fundamentalist që paraqet rrezik potencial. Libri po ashtu vë në spikamë rregullat dhe ligjet rreth ushqimit, jetës dhe ekzistencës në përgjithësi, të cilat kanë qenë të njëjta në të gjitha sistemet fetare para Muhamedit, alejhi selam. Prandaj, ndalimi i alkoolit, mishit të derrit, prostitucionit etj, nuk janë vetëm ndalesa islame me ardhjen e Muhamedit, alejhi selam, por ato kanë ekzistuar si të tilla edhe në periudhat islame paraprake tek të gjithë pejgamberët.
Në fund, dëshirojmë që doktorit të nderuar Zakir Naik t’i urojmë suksese në misionin e tij për t’i luftuar propagandat perëndimore dhe për t’i mposhtur shpifjet dhe paragjykimet e padrejta kundër islamit dhe muslimanëve.
Po ashtu, urojmë dhe përkthyesin Fehim Dragusha për punën e tij dhe shpresojmë se punime të tilla do të botohen më shumë, që muslimanët të vetëdijesohen sa më shumë dhe të kenë mundësi t’u përgjigjen edhe jomuslimanëve dhe t’ua bëjnë atyre të qartë se çfarë është në të vërtetë islami që ata të mos bien viktimë e mediave dhe propagandave dashakeqëse.
Autori: Dr. Zakir Abdul Kerim Naik
Titulli i librit në origjinal: ANSWERS TO NON-MUSLIMS' COMMON QUESTIONS ABOUT ISLAM (Spreading the Truth of Islam/Islamic Research Foundation)
Titulli i librit në gjuhën shqipe: PËRGJIGJE NDAJ PYETJEVE TË SHPESHTA TË JOMUSLIMANËVE RRETH ISLAMIT (Përhapja e së Vërtetës rreth Islamit)
Përktheu dhe përshtati nga anglishtja: Mr. Feim Dragusha
Redaktor profesional: Mr. Driton Morina
Redaktor gjuhësor: Ermal Bega
Design: Arsim Murseli
Tirazhi: 500 copë
Botimi i parë 2010
Të interesuarit librin mund ta kërkojnë përmes webfaqes www.imam-dragusha.ch ose përmes imejl adresës: fehim_dragusha@hotmail.com
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 4 hereSelam alejkum,Allahu e shperblevt Mr.Feimin per kete perkthim te shkelqyshum,eshte nje liber shume i mire qe edhe ne te mesojn nga keto pergjigje.
Selam alejkum we rahmetulla, Allahu e shperbleft autorin e librit gjithashtu edhe perkthyesin. E kemi borgj me e lyp te verteten duke lexuar dhe mesuar , duke prezentuar ne tubime derse me tema te ndryshme fetare. Une e kam degjuar nje fjal nga nje njeri i urtė i cili thet: PER TE DITUR DUHET LEXUAR, PER TE LEXUAR DUHET DITE. Shum njerz pritojn me lexue dhe nuk din shum per fe, por jepin argumente shum bindse per shoqerin. Duhet patur kujdes nga keta njerez Allahu i udhezoft
E kush eshte pergjegj ne kete pyetje.
shum liber i qelluar kete liber mund ta shkarkoni falas ne ket http://www.google.com/#hl=en&cp=61&gs_id=3&xhr=t&q=P%C3%ABrgjigje+jomusliman%C3%ABve+n%C3%AB+pyetjet+m%C3%AB+t%C3%AB+shpeshta+p%C3%ABr+Islamin&pf vrejtje duhet te poseduar adober readar