Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kosovė

artikuj
 

Pėrkujtohen tre dėshmorėt e kombit nė Podujevė


E premte 3 Shkurt 2012 14:08

Me rastin e pesëmbëdhjetë vjetorit të rënies heroike të tre dëshmorëve të kombit: Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu, Asociacioni për Kulturë, Edukim dhe Arsim (AKEA) ka mbajtur një manifestim përkujtimor në Podujevë.

Në këtë program kulturor-artistik përveç qytetarëve, nxënësve dhe studentëve nga mbarë trojet shqiptare qenë të pranishëm edhe familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtarë, ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, profesorë, autorë, përfaqësues institucionesh, gazetarë, etj.

Në fjalimet e tyre familjarët e dëshmorëve, bashkëluftëtarët dhe organizatorët e këtij tubimi shpalosën vizionin atdhedashës që Zahiri, Edmondi dhe Hakifi me trimëri dhe vendosmëri të pashoqe e bartën në nivel organizativ atëbotë kur Kosova ishte nën zinxhirët e okupimit serb si dhe theksuan rëndësinë e përkujtimit të dëshmorëve të kombit.

Në kuadër të këtij programi u bë ndarja e tri çmimeve të para për ese dhe poezi nga konkursi letrar që qe hapur enkas për këtë përvjetor. Me këtë rast nga esetë dhe poezitë më të mira të këtij konkursi u botua dhe u shpërnda libërthi më i ri për dëshmorët ‘Rruga më e mirë, pa thënë lamtumirë”.

Recitalet dhe këngët kushtuar këtyre tre dëshmorëve dhe shfaqja- performanca artistike me motive të ngjashme si dhe shfaqja e recitalit “Letër Zahirit tim” të shkruar nga autori Fatmir Muja, interpretuar nga artisti Ismet Azemi përmblodhën anën artistike të këtij tubimi përkujtimor./mesazhi/B.Halili/


.

.




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

4 + 6 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 3 here
  • gurbetqari E premte 3 Shkurt 2012 23:05

    ishalla per xhenet se keta djem ja kan fal jeten kosoves qe ne po e gzojm e levizem pa fik lavdi

    Reply

  • Agron E shtune 4 Shkurt 2012 11:49

    Kane vdekur agjerueshem ne mbrojtje te vendit. Sulmet qe i kan bere keta, neve tjerve nuk na kan shkuar as ne mendje ne ate kohe. TRIMA se jo mahi.All-llahu i paste shperblyer me xhenet keta trima.

    Reply

  • pėr mesazhin E shtune 4 Shkurt 2012 14:57

    Me tė vėrtet edhe ju tė mesazhit jeni bo do far hipokritash runa Zot, po kujt po je keni frikėn more qė po i fshehni komentet kur ėshtė fjala pėr ndonjė text si p. sh. urimi i Tėrnavės pėr bidat tė mevludit, athua a jeni bashkpuntor me tė tillėt apo nuk po keni guximin me i lejuar me shkrua komentuesit, nėse jeni tė till ma nuk kisha pas dėshir kurr ta vizitoj kėtė faqe tė juajėn.

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve