Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Maqedoni

artikuj
 

Pėrmbyllet kampanja “Ta njohim Muhammedin a.s.”

Me sukses pėrmbyllet kampanja “Ta njohim Muhammedin a.s.” organizuar nga Forumi Rinor islam.

E hėne 8 Mars 2010 13:43

 

Forumi Rinor Islam, pas qyteteve Kërçovë, Kumanovë, Tetovë dhe Gostivar, me manifestimin e organizuar në sallën e stërmbushur të Teatrit Shqiptar – Shkup me sukses e përmbylli kampanjën “Ta njohim Muhammedin a.s.” që u realizua me rastin e përkujtimit të ditëlindjes së Muhammedit a.s.

Ishte kjo hera e parë që në qytetin e Shkupit, FRI – ja përkujton këtë datë të rëndësishme islame përmes një manifestimi të këtillë. Manifestimi në fjalë në vete ngërthente një program të pasur me Kur’an, ligjeratë dhe ilahije.

Pas fjalës përshëndetëse të kryetarit të FRI-së z. Sali Shasivari, programi vazhdoi me disa pjesë nga Kur’ani kënduar nga hfz. Nesim Bajrami. Në kuadër të tribunës ku dy emra eminent të trojeve shqiptare Mr. Sabahudin Jashari nga Tirana dhe Dr. Musa Musai nga Gostivari me shembuj konkret përshkruajtën personalitetin e Muhammedit a.s., elaboruan metodën e thirjes së tij, treguan për sjelljen e tij brenda gjirit familjar, në fund duke u përqëndruar në aktualitetin tonë u than disa fjalë rreth fyerjeve dhe nënçmimeve që i bëhen personalitetit të tij dhe atë se si duhet të jetë reagimi i muslimanëve.

Manifestimi u përmbyll me ilahitë e bukura kënduara nga grupi i ilahive Lebejk.

Duartrokitjet e shumta gjatë manifestimit të përkrahur nga Komuna Çair, TV Era, Radio Haraçina dhe Gazeta KOHA tregojnë për mirëpritjen nga popullata e gjërë. Manifestimi i transmetuar drejtpërdrejtë nga TV Era u përcoll në Shkup, Maqedoni dhe diaspor.




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

5 + 7 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 1 here
  • sulejman tela E hėne 8 Mars 2010 16:45

    eselam alejkum elhamdulilah qe behen keshu organizime te mira Allahu inshallah u shperblen me te mirat e kesaj dhe te botes tjeter por mos na harroni edhe ne festat tjera

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve