Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Rajon dhe Botė

artikuj
 

Pėrmirėsohet situata nga i ftohti nė Europė

Rumania dhe Ukraina drejt normalizimit, problematike Algjeria

E enjte 16 Shkurt 2012 21:50

Kushtet atmosferike po shkojnë drejt normalizimit për disa vende të Europës të përfshira më herët nga dimri ekstrem me temperaturë shumë gradë nën zero dhe reshje të dendura dëbore . Rumania dhe Ukraina po i rikthehen normalizimit, ndërsa problematike shfaqet Algjeria me dhjetëra persona të vdekur .
Duket se temperaturat e ulëta dhe reshjet e dendura të dëbores kanë përfunduar misionin e tyre në vendet e Europës Lindore. Përmiresim të kushteve atmosferike janë regjistruar në Rumani, ku rrezet e diellit kanë pushtuar kryeqytetin e vendit. Bora ka mbajtur peng Rumaninë në javët e fundit.
Në Bukuresht mjegulla e mëngjesit që nuk lejonte pamjen në më tepër se pesë metra largësi u ngrit në mesditë. Trafiku në rrugët kryesore të qytetit pothuajse u kthye në normalitet, që në masë të madhe lehtësoi bllokimin që kishte zgjatur disa ditë.
Megjithatë, bora mbetet prezente në 24 rajone të vendit dhe më shumë se 23.000 njerëz janë ende të izoluar ndërsa bora e madhe ka bllokuar trafikun në 220 komunitete dhe fshatra anembanë Rumanisë.
Shtatë persona humbën jetën në 24 orët e fundit, duke e cuar bilancin e viktimave në 86. Qeveria rumune ka angazhuar 26 helikopterë për të transferuar viktimat e sëmura rëndë në vende më të sigurta të mërkurën, dhe vazhdon të sigurojë ndihma për zonat e goditura nga fatkeqësia natyrore.
Një situatë e përmirësuar duket se ka prekur dhe vendin me problematik të javëve të acarit . në Ukrainë duket se situata po shkon drejt normalitetit, shkollat janë hapur dhe ka filluar qarkullimi i automjeteve. Edhe pse reshjet e dëborës janë ndërprerë temperaturat vijojnë të jenë nën zero, çka mban tek banorët kthimin e një dimri ekstrem .
Nuk mund të themi të njëjtën gjë për Alegjinë një vend mesdhetar, i cili nuk përfshihet shpesh nga reshjet e dëborës . Viktimat, si pasojë e motit të ftohtë janë me dhjetëra, mes tyre janë edhe aksidentet rrugore dhe helmimi me monoksid karboni i shkaktuar nga nxehësit me defekt. Në shumë zona banorët kanë mbetur të bllokuar. Ata ankohen se mungon energjia elektrike, ushqimet e medikamentet. "S'ka gaz, ushqim. Jemi të vdekur këtu",-tha një banor i rajonit të Medeas veriore. "Duket sikur nuk kemi zyrtarë, autoritete, bashki, asgjë",-vazhdoi më tej ai. Deri tani numërohen më shumë se 40 viktima./abc/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

2 + 6 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve