Vitet e fundit janë shtuar shumë personat që vendosin të bëjnë një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të problemeve në gju. Dhimbjet e vazhdueshme në ecje shkaktohen si rezultat i fërkimit të dy sipërfaqeve artikulare. Këto simptoma shfaqen kryesisht tek moshat e mëdha, obezët, punëtorët e krahut apo edhe ato persona që kanë një anomali të lindur.
Proteza e një artikulacioni që ka pësuar dëmtim në gju është një nga sukseset më kryesore në fushën e ortopedisë së këtij shekulli. Në dhjetëvjeçarin e fundit përmirësimet e teknikave kirurgjikale dhe të materialeve teknologjikisht të përparuara kanë bërë të mundur që pas fazave rehabilituese pacienti të jetë në gjëndje te kryejë aktivitetet e përditshme me më shumë lehtësi dhe mbi të gjitha pa dhimbje.
Këto lloj operacionesh kryen edhe në rajon, konkretisht në Shqipëri. Ndërhyrja konsiston në zëvendësimin e sipërfaqeve artikulare me sipërfaqe artificiale plastikë-metal me plastikë-qeramikë. Proteza që inkorporohet në trupin e njeriut zgjat 15-20 vjet, megjithatë jetëgjatësia e saj varet edhe nga fakti se si e përdorim atë, pesha, aktiviteti dhe gjendja e përgjithshme e pacientit.
Pasi kanë kaluar disa ditë nga ndërhyrja kirurgjikale pacienti fillon të lëvizë këmbën duke bërë disa ushtrime që do t’i shpjegohen nga fizioterapisti në bazë të udhëzimeve të kirurgut ortoped.
Faza e rikuperimit varet nga patologjia, mosha, karakteri dhe obeziteti, megjithatë në përgjithësi zgjat 1-3 muaj.
Oeracioni i pacientit zakonihst përfundon me sukses, por do të duhet pak kohë dhe durim deri në rikuperimin e tij të plotë.
/tch/


