Autor: Dr. Jusuf Kardavi
Por historia kujton shumë mirë përpjekjet e sionizmit modern për t’i bërë trysni Shtetit Osman, kryesisht në fazën e pleqërisë dhe dobësimit të tij, që t’u lejonte çifutëve të zotëronin pjesë të Palestinës. Këto trysni u bënë veçanërisht gjatë periudhës së sundimit të sulltan Abdulhamidit II (Allahu e mëshiroftë), i cili mbajti një qëndrim të nderuar, të cilin historia e kujton dhe e ka shkruar me shkronja të arta. Në gazetën libaneze “Dita” (En-nehar) Dr. Hassan Hal-lak (Ky është profesor universitar në Bejrut dhe ka shkruar një libër për marrëdhëniet e Perandorisë Osmane me Palestinën) ka shkruar një koment të bazuar në të dhënat historike, në të cilin thotë: Që kur sulltan Abdulhamidi II erdhi në krye të Shtetit Osman (1876-1909) vuri re rrezikun e zënies së tokave palestineze nga çifutët, ndaj qysh herët nxori disa fermane sulltanore, të cilat ua ndalonin çifutëve qëndrimin e përhershëm në Palestinë. Në vitin 1882 dolën disa vendime të reja në lidhje me këtë çështje si kundërvënie ndaj përpjekjeve të “Organizatës së Miqve të Sionit” për marrjen e lejes zyrtare për emigrim atje. Po në këtë periudhë, Lorens Olifanti u përpoq që ta fuste Oskar Shtrausin, ambasadorin amerikan në Stamboll, si ndërmjetës për t’i lejuar çifutët të emigronin në Palestinë, por përpjekjet e tij tek sulltani dhe zyrtarët osmanë dështuan. Përgjigja e sulltan Abdulhamidit ishte: “Çifutët mund të jetojnë në paqe në çdo pjesë të mbretërisë, me përjashtim të Palestinës. Shteti Osman i mirëpret të gjithë të përndjekurit, por nuk lejon krijimin e një mbretërie të çifutëve në Palestinë të ngritur mbi baza fetare. Çifutët që emigrojnë në tokat osmane duhet të bëhen qytetarë osmanë dhe duhet të pranojnë të respektojnë të gjitha ligjet perandorake në fuqi”.
Për këtë arsye, sulltan Abdulhamidi bëri shumë kujdes në emërimin e mytesarifëve në Palestinë, duke emëruar ata persona që ishin të aftë të pengonin emigrimin çifut dhe vendosjen e tyre në qytetet e saj, në krye të të cilëve qëndronte mytesarifi i Kudsit, Rauf Pasha (1876-1888). Kur shteti osman e nuhati se disa shtete të huaja po ndihmonin infiltrimin e fshehtë të çifutëve në Palestinë, Porta e Lartë nxori vendimin e datës 29 qershor 1892, i cili ndalonte kategorikisht hyrjen në Palestinë të gjithë atyre që mbanin nënshtetësi të huaja. Këto firmane u përsëritën dhe ju dërguan të gjithë konsullatave të huaja, duke shprehur keqardhjen e shtetit osman për përkrahjen që këto shtete po u jepnin emigrimit çifut. Dokumentat e ministrisë së jashtme britanike (Foreign Office) konfirmojnë qëndrimin e prerë të shtetit osman kundër emigrimit çifut, ndër të cilat përmendim raportet e Diksonit, konsullit britanik në Kuds, i cili në raportin e datës 14 shkurt 1892, mes të tjerash thotë: “Direktivat e nxjerra nga Porta e Lartë bëjnë të qartë se emigrimi çifut me qëllim vendosjen në Palestinë është i palejueshëm, ndërsa ata që dëshirojnë t’i vizitojnë këto vende si pelegrinë, do t’u lejohet të qëndrojnë 1-2 muaj, periudhë pas së cilës duhet të largohen menjëherë nga vendi”.
Udhëheqësi sionist Teodor Hercel u përpoq të marrë një ferman nga sulltan Abdulhamidi II që t’u lejonte çifutëve të emigrojnë në mënyrë zyrtare dhe të organizuar. Për këtë qëllim ndërmjetësuan Papati, Anglia, Austria, Gjermania, Amerika dhe disa zyrtarë turq. Kur e pa se të gjitha përpjekjet e tij dështuan, atëherë Herceli filloi të mëndonte për domosdoshmërinë e zhdukjes së shtetit osman. Në një prononcim të tij, ai thotë: ”Zhdukja e shtetit osman ose copëtimi i tij është zgjidhja e vetme për krijimin e shtetit çifut. Nëse realizohet copëtimi i Turqisë në një të ardhme të afërt, atëherë shteti sionist, i cili do të ngrihet në Palestinë, do të jetë pengesë për të. Mirëpo nëse sulltani i pranon kërkesat dhe ofertat e çifutëve, kjo do të bëjë që politika e sionizmit ndaj tij të ndryshojë. Ne mund ta mbështesim fort sulltanin me para, nëse ai, për interesin tonë, heq dorë nga një copë toke, e cila nuk ka ndonjë vlerë të madhe për të”. (Ditari i Hercelit: 13 Mars 1896)
Vizitën e parë që bëri në Stamboll më 18 qershor 1896, Herceli e bëri si gazetar dhe jo si udhëheqës sionist. Këtë vizitë e pasuan disa vizita të tjera, por pa dobi. Shprehja më e rëndësishme e qëndrimit të shtetit osman dhe sulltan Abdulhamidit II ndaj kërkesave sioniste është ajo që përmend Herceli në ditarin dhe kujtimet e tij, pas tronditjes së tij nga qëndrimi osman. Herceli e ka shënuar qartë qëndrimin e sulltanit, pasi ku i fundit ju përgjigj ndërmjetësve: “Nuk mund të shes as edhe një pëllëmbë të vetme të tokës, sepse ajo nuk është e imja, por e popullit tim. Populli im e ka fituar këtë perandori me gjak, e ka ushqyer më gjak dhe do ta mbulojmë po me gjakun tonë para se t’i lejojmë dikujt të na e rrëmbejë. Askujt nuk mund t’i jap ndonjë copë të saj. Çifutët le t’i mbajnë për vete miliardat e tyre. Nëse copëtohet perandoria, ndoshta atëherë çifutët mund ta marrin Palestinën pa kompensim, por ajo nuk do të copëtohet veçse mbi trupat tanë. Nuk do të pranoj kurrë të na copëtojnë, cilido qoftë qëllimi”. (Ditari i Hercelit: 19 qershor 1986, faqe 378)
Deri sa vdiq (1904), Herceli nuk i pushoi përpjekjet për të marrë leje zyrtare për emigrimin e çifutëve në Palestinë, por të gjitha dështuan, gjë që e shtyu të mendojë për domosdoshmërinë e largimit të sulltan Abdulhamidit II nga froni, që të mund të realizohej ëndrra sioniste. Udhëheqësit e lëvizjes sioniste e panë të domosdoshme lidhjen me fuqitë ndërkombëtare, të cilat synonin nënshtrimin e Shtetit Osman dhe copëtimin e tij, e më pas bashkëpunimin me forcat kundërshtare të pushtetit. Për këtë qëllim, të gjitha forcat sioniste, masone, dënme dhe fuqitë ndërkombëtare u bashkuan dhe filluan takimet intensive në celulat e Selanikut për thurjen e planeve për rrëzimin e sulltanit nga froni, pasi realizimi i ëndrrës sioniste kishte dështuar për sa kohë që ai ishte në fron.
Këto forca të bashkuara arritën të kenë sukses në revolucionin e vitit 1908 dhe në rrëzimin nga froni të sulltan Abdulhamidit II në vitin 1909. Kështu sulltani i pagoi shtrenjtë qëndrimet e tij të nderuara ndaj Palestinës dhe arabëve. Shteti Osman pas vitit 1909 nuk ishte më ai i para vitit 1909.
Përmbledhja e këtij hulumtimi është ajo që thotë miku ynë Dr. Hassan Hat’hut: “Çifutët jetuan në Palestinë për një periudhë të kufizuar kohore. Historia na mëson se kur çifutët hynë në Palestinë, nuk e gjetën atë bosh, gjithashtu edhe kur dolën prej saj, nuk e lanë atë bosh. Aty ishin banorët e saj palestinezë (filistinët e përmendur në Teurat) përpara çifutëve, me çifutët dhe pas tyre, të cilët akoma jetojnë atje edhe sot”. E drejta historike nuk ka asnjë bazë dhe meriton të quhet falsifikim historik. (Shih: “Bi hadha el-kalahe” nga Dr. Hassan Hat’hut, faqe 184.)
Përktheu: Nexhmedin Maksuti
Fragment nga libri “Kudsi çështje e çdo muslimani” që së shpejti do të jetë në duart tuaja
Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.comReklama 229 x 170.png)
Sali Shasivari
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)