Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Maqedoni

artikuj
 

Pėrplasje nė Kuvend pėr projektin Shkupi 2014


E enjte 25 Shkurt 2010 17:53

 

A duhet që projekti Shkupi 2014 të shërbejë për financimin e fushatës zgjedhore të VMRO-DPMNE-së? Këtë pyetje sot deputeti i LSDM-së Andrej Petrov ia drejtoi kryeministrit Nikolla Gruevski me rastin e seances së 94-rt të parlamentit. Petrov me këtë rast tha se projekti Shkupi 2014 është një cunami ekonomik dhe harxhim i kotë i parave të qytetarëve.

“Shkupi 2014 është fushatë parazgjedhore, por e gabuar. Pas gjithë kësaj që të impresionohet populli se gjoja po bëhet një ndërhyrje në pamjen e qytetit po bëhet një gabim katastrofal. Kryeqyteti po përballet me cunami buxhetor të quajtur Shkupi 2014. Zoti kryeministër a e dini se Shkupi është kryeqyteti i vetëm ku fekalet derdhen drejt në lumin Vardar, a e dini se në Shkup një numër i madh i banorëve në shtëpitë e tyre nuk kanë kanalizime? A i dini të gjitha këto dhe a I morrët parasysh kur vendosët të merrni një hap të tillë? A e dini se për eliminimin e gjithë këtyre dukurive ju nevojitet të ndani vetëm 1 të katërtën e buxhetit për projektin e ashtuquajtur Shkupi 2014”, tha Andrej Petrov, deputet i LSDM-së.

Gruevski doli në mbrojtje të projektit Shkupi 2014 duke e cilësuar atë si shumë dimensional.

“Me realizimin e projektit Shkupi 2014 pritet punësimi i 15 mijë personave të cilët do të angazhohen në ndërtim, realizim të projekteve të ndryshme, nëpër biznese etj. Gjithashtu do të kemi dhe 20 mijë persona të tjerë të punësuar tek kompanitë e ndërtimit dhe nëse kihet parasysh fakti se të gjitha këta persona kanë familje, del që 150 mijë persona do të përfitojnë nga realizimi i projektit Shkupi 2014”, u shpreh kryeministri Nikolla Gruevski.

Kryeministri Gruevski gjithashtu gjatë përgjigjeve në seancën e 94 të parlamentit dedikuar pyetjeve të deputetëve tha se projekti Shkupi 2014 nuk do të kushtojë 200 milion euro por 80 milion të cilat do të ndahen për një periudhë 8 vjeçare.

“Sipas përllogaritjeve projekti do të kushtojë rreth 80 milion euro në 8 vite buxhetore, që nëse mirë i ndiqni çështjet e buxhetit do të pajtoheshit se ky hap nuk është ndonjë mbingarkesë për buxhetin. Krahas kësaj për momentin rreth 1.5 milion euro në nivel vjetor jepen për qira nga buxheti, për Institucionet Shtetërore dhe këto ndërtime dukshëm do t’i zvogëlojnë këto shpenzime dhe do të kemi kursime në buxhet”, tha Gruevski.

Kryeministri Gruevski theksoi se qytetarët janë konsultuar gjatë periudhës së fushatës parazgjedhore meqë projektet për pamjen e re të Shkupit ishin pjesë e asaj fushate dhe programit të VMRO-DPMNE-së. Në këtë përgjigje deputeti Andrej Petrov nga radhët e LSDM-së pyeti edhe njëherë Gruevskin se cila është arsyeja që në vend nuk ndërtohen rrugë kombëtare, hidrocentrale dhe ngjashëm projekte këto që sipas deputetit Petrov do të ishin më të dobishme për Maqedoninë./alsat-m/

Valmir Kuçi

 

 




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

3 + 3 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 1 here
  • xhema E premte 26 Shkurt 2010 20:05

    kisha kerkuar nga ju qe kur te shkruani ndonje tekst mos te perdoret fjala ZOTper njerz se kjo seshte e lejuar me islam........

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve