Këto janë të dhënat preliminare të dala nga regjistrimi i fundit i popullsisë, të cilat i ka siguruar Gazeta Express. Rreth 93 përqind e banorëve janë shqiptarë, 1.5 përqind janë serbë - pa përfshirë Veriun, boshnjakë 1.6, turq 1.1...
Më shumë se një milion e gjysmë të qytetarëve të Kosovës janë myslimanë.
Kjo ka dalë nga regjistrimi i popullsisë në prill të vitit që shkoi.
Ndonëse Enti i Statistikave ka bërë publike vetëm rezultatet preliminare të regjistrimit të popullsisë, Gazeta Express ka siguruar të dhënat preliminare për të gjitha etnitetet e regjistruara në Kosovë.
Përveç etniteteve, në listën e të dhënave që ka siguruar Express janë edhe qytetarët e regjistruar në bazë të përkatësisë fetare. Nga këto të dhëna del se 1 milion e 660 mijë e 598 qytetarë të Kosovës janë të përkatësisë fetare myslimane.
Sipas këtyre të dhënave, 38 mijë e 223 qytetarë janë të besimit katolik, 25 mijë e 685 të besimit ortodoks.
Në formularët e regjistrimit të popullsisë ishte mundësia edhe të mos e tregonin besimin si dhe t’i mohojnë të gjitha besimet. Kështu 1209 qytetarë të Kosovës janë deklaruar se nuk i përkasin asnjë feje, ndërsa 7077 nuk janë përgjigjur fare se cilës fe i takojnë. /express/
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 8 hereMashaAllah! E verteta, nime eshte e hidhur, por ajo mbetet e tille, deri nKijamet sepse eshte vendim i Zotit te Plotefuqishem qe, e drejta dhe e verteta te fitojne gjithmone, e une, jam krenar qe jam Musliman Shqyptar! Paqe!
jo gabim se me kon musliman edhe udheheqesit i kishim musliman edhe nuk e shajshin cdo dit fene po kishin pas pak frike nga votuesit e vet,me ba dikush me permend dicka islame ne kosove e shipni e qesin ne konop sikur me qen ne spanje hajt tung ..
mduket se keta 1209 te deklaruar si te pa fe jane njerez qe e dirigjojne jeten ne kosove... sa pak jane e sa sherrin e madh e kan, e ne sa shume jemi por vetem si shkuma.
Elhamdulilah, mashAlla, jane ma shume se 96% myslimane po kane manipolu pak, me kujtohet para disa viteve nje profesore i gjeografis thoshte se ne Kosove jane me shume se 99.9% myslimane, mirpo koheve te fundite islamofobet po mundohen te manipolojne, nese ne punojme si duhet per pak vite Kosova do te jet 100% Islame, megjithate jemi nder shtet e pakta me perqindje te madhe Islame, per kete Falenderimi i takon Allahut, po vine dite te mira per myslimane.
s a shum keq per disa te cilat menduan se e shuan islamin ,po tash qka do te thuen u ran ne uji te gjith propagantet kunderislame ne kosov. Elhm qe populli im eshte musliman dhe ishalla vedisohen edhe ma teper ,kot jan propagantet ,ka ardhur koha edhe politikant tane te deklarohen si musliman ,se kam frik at QKA SJEN DEKLARU JAN POLITIKANT MUSLIMAN .
pershendetje po shoh shtetin tone qe masi jem mysliman 96% per ata ke nderu gjamia te medhaja sikur kishen qe ke ndertu midis qytetit te prishtines e myslimant tone po falen rrugeve a zaher se din qi krishtert falen veq para se me flejt edhe ata n krevet rate e tone diten kisha thate,e per ata qe nuk kokane me kurrfare feje allahu i shduket se vajrus te forte kane rujuni vllazni musliman prej tynve se ni moll e keqe i prish tona tjerat ,e nese gurbetqart kthehen po u bojkan musliman nja 3 miljon .selem
Kėta tė dhėna vetėm dėshmojn atė qė ne tashmė e dimė. Njė pakicė ėshtė shumė e zhurmshme dhe nuk do ta tolerojė njė shumicė e cila predikon tolerancė pėr ta.Selam.
une kurrnuk i besoj gazetave e posaqerisht kesaj expres e cila vetem se eshe kunder islamit dhe po ta ban me dije se qe sa musliman jeni 96% dhe se me 2% krishter nuk mujni me ba kurgja e kjo i bje njejt si izraili me shtetet arabe po deri sa te kemi ksi udheheqsa kurr nuk mujmi nje xhami me pas me i nxan muslimanet duke u fal