Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Tuneli Kohor

artikuj
 

Pėrse 1 prilli i dedikohet gėnjeshtrės?

Hipotezat mbi prejardhjen e 1 Prilit konfirmojnė origjinėn pagane dhe gazmore tė festės.

E enjte 1 Prill 2010 8:58

 

Zanafilla e kësaj feste, e cila vjen prej shekuj, në shumë vende të botës është e pasigurt, pasi nuk dihet saktësisht koha kur ka filluar dhe nga kush.

Dijetarët e traditave popullore japin versione të ndryshme, të bazuar më shumë në hamendje se në teori të provuara shkencërisht, që e rrethojnë lindjen e kësaj tradite me një atmosferë misterioze.

Midis hipotezave të ndryshme dy janë më të mundshme.

Njëra nga hipotezat flet përpara 154 para erës sonë, kur 1 prilli shënonte fillimin e vitit.

Në 1564 Mbreti Charles IX vendosi të miratojë kalendarin Gregorian dhe të zhvendoste fillimin e vitit në fillim të janarit.

Disa nga oborrtarët nuk e pranuan ndryshimin, por u tallën dhe qeshën. E si pasojë filluan të tallen çdo vit, duke i dërguar “tradicionalistëve” çdo 1 prill dhurata shaka ose i ftoin ata në festa fantazmë.

Hipoteza tjetër, mjaft e përhapur, i referohet një riti pagan, të lidhur me kalendarin e vjetër Julian, kur 1 prilli shënonte fillimin solstik pranveror.

Pas dimrit, ardhja e pranverës shënonte rinovimin e tokës dhe jetës.

Me këtë rast, midis 25 mars dhe 1 prillit, ato përdornin dhurata për të marrë me të mirë zotat dhe bënin sakrifica të ndryshme për nder të tyre. Festa ishte gjithashtu një mundësi për të shprehur veten maksimalisht në liri të plotë: me shaka, tallje, gënjeshtra.

Me ardhjen e Krishterimit në Perandorinë Romake festat e këtij lloji, me vullnetin e Kishës, u zëvendësuan me festat e tjera fetare, në mënyrë për të zhdukur përgjithmonë zakonet dhe traditat pagane. Kështu dhe festa e 1 prillit të zëvendësohej me atë të Pashkëve.

Njerëzit që këmbëngulnin në festimin e ritit të vjetër pagan ishin objekt tallje dhe shakaje të të gjitha llojeve.

Të dyja hipotezat, megjithatë, konfirmojnë origjinën pagane dhe gazmore të festës, e cila vazhdon edhe sot, megjithëse me nuanca të ndryshme, për të qëndruar gjallë në pjesën më të madhe të botës. /NOA/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

1 + 6 = ?



Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.com

Arkivi i lajmeve