Në sallën e vogël të Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, mesditën e së enjtes, është bërë promovimi i botimintnë shqip i librit “Përtej Jerusalemit” i autorit Peter Stockton, i shqipëruar nga Nermin Begzade.
I pranishëm në promovimin e librit të tij në gjuhën shqipe, autori ka thënë se versionin e tij në anglisht e kishte shkruar pesë vjet para se ta botonte.
“Është një e vërtetë e pamohueshme se Jerusalemi është qyteti i shenjtë për të tri fetë. Ndërkaq, unë synoj që, duke iu përqasur historive të profetëve të cilët i brendashkruhen këtij qyteti, Jerusalemit t’i hedh vështrim të freskët, domethënës për myslimanët. Kurani thotë se islami është feja e mbarë njerëzimit dhe unë besoj se Jerusalemi është çelësi për ta kuptuar vërtetësinë e këtij pohimi”, ka thënë Stockton.
Milazim Krasniqi, teksa ka folur për librin, ka thënë se trajtimi i rolit të Jerusalemit dhe rolit të profetëve më të mëdhenj është njëra nga temat më të larta që mund të trajtohen.
“Në fakt ky është Jerusalemi ndryshe, pra një Jerusalem jashtë atyre konvencave historike e ideologjike që jemi mësuar t’i dëgjojmë në librat e historive të agjendave politike kur flitet për këtë qytet. Ky është Jerusalemi i shpalljeve dhe i profetëve, i cili vetë është një çelës për ta kuptuar të ardhmen”, ka thënë Krasniqi.
Muhamet Mavraj, ka thënë Peter Stocktonin se e ka bërë një studim shumë të mirë, me qasje fetare.
“Autori e ka shumë të vështirë t’ua prezantojë këtë libër hebrenjve dhe ithtarëve të tyre, sepse e vërteta që shtrohet këtu është refuzuar qysh në kohën e Muhamedit, profetit të fundit. Pyetja thelbësore, përfundimtare e këtij libri është Izrael apo Islam”, ka thënë Mavraj.
Për Mavrajn, përkthimi në shqip i librit ka mundur të jetë edhe më i mirë, megjithëse edhe kështu siç është i plotëson kriteret për lexim, teksa ka gjetur vërejtje edhe në ballinën e librit, në të cilën, sipas tij është vendosur “Shkëmbi i kupolës”, e jo Al Aqsa, vendit të cilit i referohet autori.
Promovimin e librit e ka organizuar shoqata kulturore “Zëri ynë”.
Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.comReklama 229 x 170.png)
Sali Shasivari
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)