Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Tuneli Kohor

artikuj
 

Pėrvjetori i 67-tė i pushkatimit tė liderit politik e ushtarak tė Sanxhakut tė Pazarit tė Ri

Pasi qė nuk pranuan tė jenė nėn diktatin e mbretit Aleksandėr dhe tė Nikolla Pashiqit, Xhemijetit nė vitin 1924 i ndalohet veprimtaria. Qė nga ky vit e deri nė vitin 1990 shqiptarėt dhe popujt tjerė joserb nuk kanė patur parti tė tyre politike.

E shtune 21 Janar 2012 11:51

 

Autor: Ismet Azizi

“Më kujtohet si sot, e fillon tregimin  shtatëdhjetëvjeqari Jusuf Popllata nga Pazari i Ri i cili jeton në Turqi, Në qarshi jehoi lajmi se të nesërmen në Haxhet do të pushkatohen Aqif Efendia dhe Ahmet Daca. Unë në atë kohë si 15 vjeqar, isha në policinë partizane. Nga kurreshtja u nisa të dal në Haxhet me shokun tim Medo Rozhajën. Të reshurat e borës kishin arritur trashësinë deri në gjunj. Populli ishte tubuar në livadhet e Haxhetit të cilat ndodheshin në anën e djathtë të spitalit të sotshëm. Dikur aty ka qene nji teren futolli. Në livadhe përveq masës së popullit kanë qenë edhe rreth 300 ushtarë. Ata kanë qene të rreshtuar përballë neve. Të gjith me shikim ishim të kthyer kah burgu i qytetit nga i cili pritnim të dilnin Aqif Efendia dhe Ahmet Daca. Nuk kaloi shum kohë dhe dolën të lidhur këmb e duar. Ushtarët i sollën deri te shtyllat telefonike dhe i lidhën për shtylla me zingjir me duar mbrapa. U dha komanda që të bëhet pushkatimi. Dhjëtë ushtarë dolën para tyre. Oficieri partizan dha komandën që të pushkatohen. U dëgjuan refalet dhe që të dy lëshuan kokat poshtë. Doktori Benqan, nje slloven i cili punonte ne Pazarin e Ri, ishte i caktuar të konstatoj vdekjen e tyre. Ua ndoj dorën për të vërtetuar pulsin  dhe ua bëri me dije se Ahmet Daca ende ishte gjallë, sespse ende i rrahte  pulsi i zemres. Një partizan i “vogel”, i cili ende nuk i kishte as 14 vjet, iu ofrua, nga krahrori muar pushkën automatike gjermane  dhe e qëlloi në kokë Ahmet Dacën. Nga koka gjaku shpërtheu në të gjitha anët. Pastaj nga këmbët ua hoqën këpucët (opingat), qorapat e leshit, orët nga dora dhe kaputat. Neve na është urdhëruar që të shpërndahemi dhe se çka ka ndodhë me trupat e tyre askush nuk din.” Kështu dhe në mënyra të ndryshme pleqët e moshuar i kujtojnë momente të kaluara  me njeriun më të qmuar të kësaj treve, por edhe gjeneratat e reja me krenari përkujtojnë Aqif Blytën.

Aqif Blyta, (Aqif Haxhiahmetoviq 1887- 21.01.1945 (kur edhe u pushkatua  nga OZNA), populli i Sanxhakut të N. Pazarit e njeh si Aqif-efendia.

Aqif Blyta është njëri ndër politikanët dhe patriotët shqiptarë të Sanxhakut të Pazarit të Ri ndërmjet dy luftërave Botërore dhe gjat Luftës së Dytë Botërore. Aqif Blyta ishte veprimtar i shquar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit dhe deputet në Kuvendin Kombëtar në Tiranë (1943-1944). Aqif-efendia është më i merituari në mbrojtjen e N. Pazarit nga sulmet dhe shfarosjet çetnike.

Aqif efendiu është lindur në N. Pazar në vitin 1887. Në N. Pazar babi i tij Emin-aga Blyta kishte ardhur nga Gjakova. Aqif  Blyta ka kryer akademinë ushtarake në Manastir, në të njëjtën akademi ku kishte studiuar edhe kryetari turk Mustafa Kemal Atatürk. Me kryrjen e akademisë kishtë arritë gradën e kapitenit. Në shtetin e ri të Mbretërisë Jugoslave, Haqif Blyta ishte një ndër të parët për formimin e Partisë Xhemijeti të myslimanëve shqiptarë. Xhemijeti bashkonte myslimanët dhe shqiptarët. Në verën e vitit 1919, në Shkup, mori pjesë në Kongresin themelues të organizatës ”Xhemiet” (Bashkimi). U shqua si aktivist i asaj organizate dhe u zgjodh sekretar. Më 1920 u zgjodh kryetar i bashkisë së Pazarit të Ri. Pasi që nuk pranuan të jenë nën diktatin e mbretit Aleksandër dhe të Nikolla Pashiqit, Xhemijetit në vitin 1924 i ndalohet veprimtaria. Që nga ky vit e deri në vitin 1990 shqiptarët dhe popujt tjerë joserb nuk kanë patur parti të tyre politike.

Në zgjedhjet parlamentare të viteve 1920, 1925, 1927, 1933, 1935 dhe 1938, ndonëse ishte përfaqësues më në zë i popullsisë së trevës së Sanxhakut, për shkak të manipulimeve dhe grabitjes së votave nga autoritetet serbe, nuk u zgjodh deputet i parlamentit të Mbretërisë Serbo Kroate Sllovene, përkatësisht të Mbretërisë së Jugosllavisë (1929-1941). E arriti atë vetëm në zgjedhjet e vitit 1923. Në parlamentin jugosllav u shqua si përkrahës e bashkëpunëtor i afërt i Ferhat Dragës; kundërshtar i vendosur i politikës së ndjekur nga qarqet serbe, për shpronësimin dhe shpërnguljen me dhunë të popullit shqiptar.

Populli i Sanxhakut i është mirënjohës posaçërisht për shkak të angazhimit të tij në pengimin e shpërnguljes së popullsisë nga Sanxhaku për Turqi. Aqif Blyta duke qenë personaliteti më i rëndësishëm i organizim ushtarak dhe politik ishte në shënjestër të tri atentateve të organizuar. Për dy atentateve të parë ishin përgjegjës nacionalistët serbomëdhenj nga Beogradi, ndërsa për atentatin e tretë kanë qenë komunistët vendas të Sanxhakut të cilët për ekzekutues kishin caktuar Hasë Rozhaja të cilët më në fund ishin tërheqë nga ky vendim. Kah fundi i vitit 1941 organizon mbrojtjen e N. Pazarit nga çetnikët të cilët vinin nga Rashka. Qëllimi i çetnikëve ishte marrja e N. Pazarit dhe mandej e tërë Sanxhakut me qëllim të shfarosjes së popullsisë shqiptare dhe myslimane. Ngjarjet që u zhvilluan tutje treguan se Aqif Blyta me ushtrinë e tij të formuar dhe me ndihmen e njësive nga Peshteri dhe me ndihmën që i arriti nga vëllezërit kosovar nën udhëheqjen e Shaban Polluzha arritën të mbrojnë këto territore nga çetnikët.

Pas depërtimit të forcave partizane jugosllave në ato treva, iu dorëzua organeve të pushtetit partizan në Gjakovë, të cilët e dërguanuan në Pazarin e Ri. Mbas torturave mizore, bashkë me bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë Ahmet Dacën ( të cilin e kishte bashkëshortër të motrës) me tre djemtë e tij u pushkatuan në Haxhet ( lagje e sotme e Pazarit të Ri)  me 21 janar 1945 nga OZN-a jugosllave. Aqif Blyta ishte i martuar me Mahijen nga Gjakova me të cilën nuk lan pasardhës. Megjithate ata birësuan dy fëmijë që i sollën  nga Gjakova, një djalë me emrin Qamil dhe një vajzë të quajtur Mejreme.

Më 11 maj me rastin e krijimit të Këshillit Popullor të Sanxhakut, u morr vendimi për rehabilitimin e Aqif Blytës dhe të tjerëve. Pas aprovimoit të ligjit të ashtuquatur  për rehabilitim më 17.02.2007 kryetari i Këshillit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të Sanxhakut, Esad Xhuxheviq nërmjet mediave kërkoi nga oraganet shtetërore ta rehabilitojnë Aqif Blytën i cili ishte i dënuar politikisht nga pushteti i atëhershëm. Po ashtu është paralajmëruar për fillimin e procedurës gjygjësore pran gjygjit të qarkut në Novi Pazar në lidhje me këtë çështje. Ngjarjet aktuale tre viteve të fundit, dhe bllokimi i veprimit së Këshillit Popullor të Sanxhakut kanë shkaktuar ndërprerjen e këtij procesi.




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

3 + 4 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve