Kryeministri i Sllovenisë, Borut Pahor, ka vizituar pasditen e së hënës Prishtinën, për të takuar homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi. Por, dy kryeministrat nuk kanë mundur që të konfirmojnë se a është zgjidhur problemi i mënyrës së pjesëmarrjes së Kosovës në samitin e krerëve të shteteve të Evropës Juglindore, që do të mbahet më 20 mars.
Përderisa autoritetet e Republikës së Serbisë kanë kushtëzuar pjesëmarrjen e tyre edhe në këtë samit, me mosprezantimin e Kosovës si shtet të dy kryeministrat, Pahor e Thaçi, kanë ritheksuar rëndësinë e samitit, ndërkaq kanë thënë se “problemet teknike” të pjesëmarrjes janë duke u shqyrtuar.
Pahor, i cili ka qëndruar në Prishtinë pas takimit që javën e kaluar ka zhvilluar me presidentin e Serbisë, Boris Tadiq, dhe me kryeministren e Kroacisë, Jadranka Kosor, ka lënë të kuptohet se problemi është tek mënyra e paraqitjes së Kosovës në një deklaratë të përbashkët, që shtetet pjesëmarrëse të samitit duhet ta bëjnë në fund të konferencës.
“Ne po mundohemi ta zgjidhim këtë problem. Unë dua të kem atje presidentin Tadiq dhe kryeministrin Thaçi. Nuk është ky problemi i vetëm që e kemi. Ne në fund të ditës duam që të miratojmë një deklaratë të përbashkët për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, andaj duhet ta mendoni se çfarë pune duhet ta bëjnë këshilltarët tanë dhe ne si liderë që të arrijmë suksesin e kësaj konference”, ka thënë Pahor.
Sipas tij, përpjekjet e Sllovenisë dhe të Kroacisë si bashkorganizatore të kësaj konference kanë të bëjnë me pjesëmarrjen e të gjithë liderëve të rajonit.
“Të jem i sinqertë me ju. Nuk mund të them në këtë moment se të gjitha problemet për suksesin e konferencës janë zgjidhur. Por ne po mundohemi dhe jemi në një pozitë të mirë që t`i zgjidhim problemet në javët e ardhshme. E rëndësishme është se ne si liderë duhet të kemi besim të ndërsjellë se po veprojmë për të mirën e popujve tanë. Ne jemi liderë të përgjegjshëm. Jam shumë i lumtur se i kemi zgjidhur gati të gjitha problemet. Por problemi i simboleve dhe i emrave dhe i gjërave të tilla, nuk është i vetmi që e kemi. Problemi tjetër është se ne sapo kemi filluar të diskutojmë përmbajtjen e deklaratës”, ka shpjeguar Pahor.
Edhe kryeministri Thaçi, në prononcimin e tij, është përkujdesur që në pjesën ku ka folur për marrëdhëniet ndërfqinjësore, të përmendë rëndësinë e lidershipit të mirë dhe orientimit kah e ardhmja. Pasi ka vlerësuar se Kosova ka “ndërtuar raporte të shkëlqyeshme” me Maqedoninë, Shqipërinë, dhe me Malin e Zi, Thaçi ka thënë se Kosova ka vullnet për raporte të mira edhe me Serbinë.
“Duam dhe kemi vullnet si Kosovë që të punojmë për fqinjësi të mirë edhe me Serbinë, që të kemi bashkëpunim rajonal dhe të interesave të përbashkëta për popujt tanë. Në të njëjtën kohë ne si liderë të vendit duhet që para së gjithash të shikojmë nga e ardhmja, dhe nga vlerat që na ofrojnë, na bashkojnë dhe na krijojnë mundësi për zhvillimin ekonomik dhe perspektivë evropiane. Andaj edhe përkushtimi i kryeministrit Pahor ka qenë gjithmonë për paqe dhe stabilitet”, ka thënë Thaçi.
Megjithatë, kryeministri kosovar nuk e ka sqaruar nëse ka paraqitur ndonjë pozicion të prerë të Kosovës lidhur me pjesëmarrjen e Kosovës në Bërdo si shtet i barabartë.
“Qeveria e institucionet e Kosovës do të jenë në krye të përgjegjësive që dalin edhe me Kushtetutën, ligjet dhe dokumentin e presidentit Ahtisaari dhe angazhimet tona të mëtutjeshme. Pra, ne do të jemi prezentë në angazhimet tona për bashkëpunim rajonal, por edhe për perspektivë evropiane e euroatlantike”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se e çmon rëndësinë e konferencës në Kranj, ndaj së cilës, siç ka thënë Thaçi, Kosova do të jetë e përgjegjshme.
Të dy kryeministrat janë përkujdesur që gjatë paraqitjes për media të përdorin terma miqësorë, t`i drejtohen me emër njëri-tjetrit dhe ritheksojnë rëndësinë e lidershipit, mirëpo asnjëri nga ta nuk ka pranuar pyetje nga gazetarët, me arsyetimin e “mungesës së kohës”.
Të dy kryeministrat kanë vlerësuar se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Sllovenisë janë shumë të mira, ndërkaq kanë ritheksuar përkushtimin për bashkëpunim edhe më të ngushtë.
Për shkak të kushtëzimit nga Serbia që Kosova të mos paraqitet si shtet, organizatorët e samitit, që do të mbahet në Bërdo afër Kranjit në Slloveni, kanë vendosur para disa ditësh që të mos ketë simbole dhe shtetet pjesëmarrëse të prezantohen vetëm me emrat e kryeministrave.
Dr. Mustafa Bajrami
Mr. Ajni Sinani
Mexhid Yvejsi
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Reklama 228 x 90.png)
Avni Xhemajli
Mr. Rrahman Ferizi
Besiana Kurmeka
Gentian Jetishi
Hamdi Nuhiju
Adnan Abrashi
Reklama 228 x 90.png)
o qe besa ky person i sllovenijes ka ardh per mja bae medije ktyre analfabetave te kosoves qe net prezantohen ashtu qysh po don serbija :dhe kto lopart e qeverijes ton hiq skan mja prish kismet .