Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Maqedoni

artikuj
 

Po provokohen marrėdhėniet ndėretnike


E hėne 8 Mars 2010 19:58

 

Incidenti i të shtunës në sheshin e Shkupit kur “Komitët” sulmuan fizikisht një grup shqiptarësh, përfshi edhe fëmijë që zbaviteshin në pistën e patinazhit, tregon se marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni po provokohen në dy rrafshe, në mënyrë institucionale dhe jo-institucionale. Kështu vlerëson analisti politik Alajdin Demiri i cili thotë se incidenti është apel se politika shqiptare në Maqedoni është duke humbur kredibilitetin dhe duke u zhvlerësuar.

“Ka vetëm një tendencë dhe ajo është tendenca e shtetit, Qeverisë që në varg të masave provokon jo marrëdhëniet ndëretnike, por provokon dëgjueshmërinë, labilitetin dhe tendencën për nënshtrim të shqiptarëve, edhe atë e bënë në mënyrë institucionale nëpërmjet ligjeve, vendimeve dhe akteve që i sjell Qeveria dhe organet shtetërore dhe tash ka filluar pas Nerezit në mënyrë të them jo-institucionale, por të kontrolluara nga ana e rrugaçërisë ose nga ana e tifozllëkut të cilët unë mendoj se janë mirë të kontrolluara dhe të dirigjuara”, thekson Alajdin Demiri – analist politik.

Demiri vlerëson se në Maqedoni nuk ekziston instrument që garanton raportet ndëretnike dhe i jep mundësi fuqisë politike shqiptare që të merret me këto punë. Ligjëruesja në UEJL Mirjana Malevska vlerëson se marrëdhëniet ndëretnike në vend janë të ndjeshme, ndaj politikanët duhet të kenë kujdes në vendimet e tyre.

“Duhet që partitë politike të kenë parasysh qytetarët për çdo fjalë të thënë dhe çdo aksion të ndërmarrë. Duhet të shikojnë se si ndikohen në marrëdhëniet ndëretnike, sepse stabiliteti i shtetit tonë, ardhmëria jonë në fund të fundit, varet nga marrëdhëniet e mira ndëretnike. Nuk mjafton vetëm të konfirmohet Qeveria e koalicioneve, por duhet të punohet me paramendim për krijimin e një atmosfere pozitive që do të jetë e mirë për qytetarët, për marrëdhëniet e përbashkëta mes bashkësive të ndryshme etnike, ndërsa kjo atmosferë duhet patjetër të konfirmohet nga politikanët që janë në poste të larta, nga Qeveria, nga partitë politike”, shprehet Mirjana Malevska – profesore.

Malevska tha se partitë politike dhe liderët, i përdorin marrëdhëniet ndëretnike për të fituar pikë politike. /alsat-m/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

2 + 8 = ?



Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.com

Arkivi i lajmeve