Për shkak të reshurave të borës dhe temperaturave të ulëta qarkullimi i komunikacionit rrugore është vështirësuar përgjithësisht në të gjitha rrugët e vendit .
Sipas informatave të policisë, sot të gjitha rrugët magjistrale dhe rajonale dhe rrugët kryesore të qyteteve janë të kalueshme, por qarkullimi në to po zhvillohet me vështirësi për shkak të borës së madhe dhe akullit.
Si pasoj e kushteve atmosferike janë bllokuar rruga Pejë - Rozhajë, rruga që shpie për në Rugovë, rruga që shpie për ,ë piken kufitare 4 në Mutivodë dhe rrugët në disa fshatra të zonës së Shalës së Bajgorës.
Policia e Kosovës është e angazhuar maksimalisht për menaxhimin e situatës se sigurisë në komunikacionin rrugor, por edhe për të asistuar institucioneve tjera qe janë të angazhuar në menaxhimin e kësaj situate.
Duke ditur qe kushtet atmosferike ndikojnë në shkaktimin e aksidenteve në komunikacion dhe në këto aksidente rrezikohet direkt jeta e qytetareve ne rruge , Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetaret qe të shmangin përdorimin e veturave dhe domosdoshmërish t’i përdorin pajisjet dimërore, siç parasheh Ligji për siguri në komunikacionin rrugore.
Policia e Kosovës apelon tek të gjithë vozitësit qe të vozisin konform rregullave të komunikacionit dhe t’ia përshtatin vozitjen gjendjes së rrugëve /Koha/
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull