Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Rajon dhe Botė

artikuj
 

Polumbarėt italianė ndėrpresin kėrkimet pėr 15 tė zhdukurit nga mbytja e anijes


E marte 31 Janar 2012 21:54

Polumbarët italianë kanë ndërprerë kërkimet nënujore për 15 njerëz që janë zhdukur nga përmbysja e anijes Costa Concordia në brigjet e Toskanës.

Autoriteti i mbrojtjes civile tha sot se ka bërë thirrje për ndërprerjen e kërkimeve në pjesët e zhytura të anijes pasi ato paraqesin rrezik për zhytësit.

Një deklaratë e agjencisë thotë se zyrtarët kanë kontaktuar me familjet e njerëzve të zhdukur dhe ambasadat e huaja për të shpjeguar situatën. Në këtë deklaratë thuhet se kërkimet do të vazhdojë në pjesë të tjera të anijes që nuk janë të zhytura.

17 trupa janë nxjerrë nga rrënojat e anijes, që kur ajo u përplas me brigjet e ishullit Xhilio në 13 janar.

Anija, me 4,200 persona në bord, u përmbys kur kapiteni u zhvendos nga rruga e planifikuar më parë çka solli goditjen e anijes në shkëmbinjtë pranë bregut që krijoi një vërshim të madh të ujit në anije./voa/

 




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

9 + 1 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve