Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Rajon dhe Botė

artikuj
 

Popullsia e Japonisė mė 2060 pakėsohet pėr 1/3-ten


E marte 31 Janar 2012 21:49

Popullsia e Japonisë pritet të tkurret me 1/3 në gjysmë shekullin e ardhshëm, parashikon një raport qeveritar. Thënë ndryshe, nga 128 milionë, që ka tani, Japonia parashikohet që në vitin 2060 të ketë jo më shumë se 87 milionë banorë.

Sipas studimit, popullsia e Japonisë do vijojë të bjerë me nga një milionë çdo vit, transmeton njoftimet Starti. Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies parashikon që 40% e popullsisë së vendit në vitin 2060 do të jetë në pension.

Raporti thotë se jetëgjatësia në vend - tashmë një nga vendet, banorët e të cilit kanë jetëgjatësinë më të madhe në botë - do të vijojë të rritet duke arritur në 84. 19 për burrat dhe 90.93 për gratë në vitin 2060.

Korrespondentët thonë se raporti paraqet një fotografi të Japonisë në një kohë që vendi ka nevojë urgjente të rregullojë sigurinë e tij shoqërore dhe sistemin e taksave.

Kryeministri, Yoshihiko Noda, është zotuar se këtë vit do të ndërmarrë një program reformash. Por, kundërshtarët e tij politikë thonë se plani i kryeministrit kërkon taksa më të larta se aktualisht.

Parashikimi i numrit të popullsisë bëhet një herë në çdo 5 vjet dhe bazohet në të dhënat demografike që përdor qeveria kur formulon politikat e sigurisë sociale.




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

2 + 4 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve