Shkruan: Mexhid YVEJSI
Titulli i librit: Pozita kushtetuese-juridike dhe faktike e bashkësive fetare në ish-Jugosllavi me vështrim të posaçëm të Bashkësisë Islame
Autori: Mr.sc.Menduh BAMJA
Boton: Sh.K. « KUR’ANI » Kosovë
Për botuesin: Dr. Muhamed B. SALEHI
Redaktor gjuhësor: Mexhid YVEJSI
Redaktor: Dr.Sebajdin SMANI
Recensentë: Prof.dr. Kurtesh SALIHU
Prof.dr. Zejnullah GRUDA
Përgatiti për botim: Mexhid YVEJSI
Vendi dhe viti i botimit: Prizren, 2011
Tirazhi: 1000 copë
“POZITA KUSHTETUESE-JURIDIKE DHE FAKTIKE E BASHKËSIVE FETARE NË ISH-JUGOSLLAVI ME VËSHTRIM TË POSAÇËM TË BASHKËSISË ISLAME” , ky është titulli i librit shkruar nga Mr.sc.Menduh BAMJA.
Ky libër, i cili ka 439 faqet, të cilin e boton Shoqata Kulturore “Kur’ani” në Prizren, Kosovë, është rezultat i hulumtimeve shumëvjeçare të autorit Mr.sc Menduh Bamja, dhe në të vërtetë, ky libër paraqet disertacionin e doktorates, të cilin autori, nuk arrijti ta mbrojë për shkak të sëmundjes së papritur vdekjeprurëse.
Në tërë librin e tij, Mr.sc. Menduh Bamja, si njeri paqëdashës, besimtar, ashik i Ehli Bejtit, i qëndroi besnik të vërtetës dhe me devotshmëri u kujdes për drejtësi, për çështjen kombëtare dhe fetare…
Kush është Mr.sc. Menduh Bamja?
Mr.sc. Menduh Bamja lindi më 26 mars 1952 në Prizren, ku kreu shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin). Diplomoi në Fakultetin Juridik në Prishtinë më 1979.
Magjistroi me 19 korrik 2002 me temën: „Liria e ushtrimit të besimit në sistemin kushtetues-juridik të ish-R.S.F.J.“
Ka shërbye si sekretar në Qendrën Shkollore „N.Tereze“ në Prizren, sekretar i Sh.L.P. „Xhevdet Doda“, Prizren, ka qenë zëvendës i Avokatit Publik të Komunës së Prizrenit etj.
Përveç këtyre shërbimeve, që i kreu me ndershmëri, Mr.sc. Menduh Bamja është marrë edhe me studime, krijimtari... Ka botuar dhjetra shkrime nëpër revista të ndryshme në trojet shqiptare, prej të cilave po i veçojmë këto:
„Mësimi fetar në shkollat publike në Evropë” botuar në revistën „Dituria Islame“ Nr.156-157, Prishtinë, 2003.
„Idea e tolerancës fetare dhe ndikimi në shoqëri”., botuar në revistën „Edukata Islame“, Nr.74, Prishtinë, 2004
„Sufizmi-mistika islame, botuar në revistën „Perla“, Nr. 1, Tiranë, 2005
« Mevlana-Poet i Dashurisë », revista « Perla », Nr.4 (47), Tiranë, 2007, etj. etj.
Ky libër, të cilin e boton Shoqata Kulturore “Kur’ani” Kosovë, është rezultat i hulumtimeve shumëvjeçare të autorit Mr.sc Menduh Bamja, dhe në të vërtetë, ky libër paraqet disertacionin e doktorates, të cilin autori, nuk arrijti ta mbrojë për shkak të sëmundjes së papritur vdekjeprurëse. Ndrroi jetë me 18 prill 2008, në Prizren, në moshën 56 vjeçare, por la gjurmë në kulturën islame-shqiptare
Në Pallatin e Paqes në Hagë qëndron ky shkrim: “Nëse e do paqen, kujdesu për drejtësi.”
Në tërë librin e tij, Mr.sc. Menduh Bamja, si njeri paqëdashës, besimtar, ashik i Ehli Bejtit, i qëndroi besnik të vërtetës dhe me devotshmëri u kujdes për drejtësi, për çështjen kombëtare dhe fetare…
Ky është libri i parë i tij, libër i cili do të mbetet në histori si një instrument i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive dhe mjeti më efikas për të siguruar ruajtjen e këtyre njohurive, për çështjet fetare dhe kombëtare...
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull