Nga Aid el Karnij
I dërguari ynë, profeti Muhamed a.s, u pajis dhe u dërgua me pranverën e zemrave që është Kurani fisnik i cili përmban fjalët e Zotit. Vetë Profeti a.s e luste shpesh herë Zotin me fjalët:”O Zot! Bëje Kuranin pranverën e zemrave tona!” Me këtë “pranverë” pra Kuranin, jetoi umeti mysliman për shekuj të tërë. Ai e mbushi botën me mëshirën hyjnore, me paqen, drejtësinë dhe reformat që nuk kishin të sosur. Ishte kjo pranverë arabe, e sjellë nëpërmjet Kuranit, ajo që hoqi nga froni Kisran diktator të Persisë, ashtu siç shembi dinastinë e Cezarit tiran. Kjo pranverë groposi njëherë e mirë idhujtarinë dhe i dha fund viteve të diktaturës dhe shtypjes. Ajo është pranverë e zemrave, pasi dëbon që andej streset, shqetësimet, hallet dhe telashet, për ti mbushur ato (zemrat) me paqe, qetësi dhe harmoni. Ajo mbjell në kraharor lulishtet e shpresës dhe të përgëzimit, ajo mbjell gazin dhe harenë, lumturinë dhe sigurinë. Ajo instalon në mendje kështjellën e lavdisë, nderit dhe dinjitetit human.
Pranvera muhamedane nuk synon të largojë një diktator nga një vend i caktuar, por synon tu tregojë fundit të gjithë diktatorëve dhe zullumqarëve. Ajo synon të vendosë barazinë dhe drejtësinë mes robërve të Zotit të gjithësisë. Pranvera e Kuranit dëbon dyshimet nga vetja, largon shirkun, vesveset dhe epshet, duke mbjellë në vend të tyre besimin, sigurinë, bindjen e drejtë, dorëzimin e plotë para vullnetit të Gjithëfuqishmit, pranimin e caktimit të Zotit me kënaqësi, gëzimin me mirësitë e Tij dhe durimin në rast fatkeqësish dhe sprovash.
Pranvera muhamedane ka konturet e një revolucioni botëror kundër idhujtarisë. Kushtetuta e kësaj pranvere është Kurani famëlartë dhe tradita profetike. Ato përbëjnë pranverën e çdo myslimani dhe myslimaneje, në çdo kohë dhe vend. Çdo sistem që nuk bazohet në këto dy burime, është i predispozuar të dështojë, është i demoralizuar, i pashpresë dhe i mangët. Çdo ideologji që nuk e njeh pranverën muhamedane, është e padrejtë dhe fallso. Çdo lëvizje reformuese që nuk ka pranverën profetike si bazë, është predispozuar të shuhet shpejt. “Por Allahu ua rrënoi godinën që nga themelet, kështu që kulmi i saj ra mbi ta dhe dënimi u erdhi andej nga nuk e prisnin.” (Nahl, 26)
Prej njerëzve të medias, ftuesve, shkrimtarëve dhe politikanëve tanë, ne duam që të na rikthejnë pranverën muhamedane. Pranvera arabe aktuale, duam që të ndjekë gjurmët e pranverës muhamedane të asaj kohe si në besim, metodologji, ideologji, vepra, morale dhe edukatë.
Pranvera muhamedane ka qenë ngjarja më e rëndësishme në historinë e njerëzimit, e cila ndryshoi linjën e zhvillimit të popujve dhe kombeve, duke ndikuar drejtpërdrejt në përcaktimin e ciklit historik. Kjo pranverë prodhoi një sërë dijetarësh, shkencëtarësh, dëshmorësh, intelektualësh, letrarësh, filozofësh, poetësh, doktorësh etj... të cilët ishin simbol i rilindjes dhe zhvillimit, ishin drita e historisë madhështore islame.
Çdo ripërtëritës, reformator apo udhëheqës, autoritetin e ka fituar për shkak se është identifikuar me pranverën muhamedane, ashtu siç ndodhi me kalifët e drejtë, liderët reformatorë dhe imamët përtëritës si Ebu Hanife, Malil, Shafi, Ahmed ibnu Hanbel, Ibnu Tejmije, Gazzali, Ibnu Abdil Vehab e shumë të tjerë. Umeti i pranoi dhe u krijoi hapësirat e nevojshme, sepse burimin ku kishin kullotur e kishin pikërisht në pranverën muhamedane.
Emrat e Halid ibnul Velid, Musa ibnu Nusejr, Kutejbe ibnu Muslim, Kauka in Amr, Salahudin Ejubi, Muhamed Fatih janë kaq të njohur dhe të respektuar për të gjithë brezat, sepse u identifikuan me sinqeritet me mësimet e pranverës muhamedane.
Çdo armik i umetit mysliman, në lindje apo perëndim, është konsideruar i tillë sepse ka dalë kundër linjës së pranverës muhamedane, siç ndodhi me karamita, batinijtë etj.. Ata u orvatën ta frenojnë udhëtimin e pranverës muhamedane, i keqinterpretuan tekstet dhe dolën jashtë kontekstit të ajeteve dhe thënieve profetike të kësaj pranvere që rrezaton. Kushdo që e kundërshton këtë pranverë muhamedane, ka vulosur për veten e tij humbjen dhe dështimin. Ai do të mohohet nga umeti, madje edhe nga qielli dhe toka, duke u ndjerë i vetëm dhe i syrgjynosur. “Qoftë larguar (nga mëshira e Zotit) populli i Medjenit, ashtu siç qe larguar edhe fisi Themud!” (Hud, 95)
Pranvera Arabe e sotme, ka fituar këtë popullaritet dhe shumicë mbështetëse, pikërisht nga Pranvera Muhamedane. Popujt arabë votuan islamin duke e zgjedhur atë sistem jete dhe kushtetutën e tyre, pasi i patën provuar kushtetutat dhe ligjet njerëzore. Kurrë nuk mund të barazohet një kushtetutë me burim hyjnor, me kushtetuta që kanë burim mendjen njerëzore. Kurrë nuk mund të barazohen ligjet e të Plotfuqishmit dhe të Gjithëditurit, me ligjet e atij që rrjedh nga një pikë farë e dobët. “Ky Libër të është shpallur ty; le të mos ketë kurrfarë shtrëngimi në zemrën tënde për shkak të tij! Ai të është shpallur, që nëpërmjet tij të paralajmërosh jobesimtarët” (Araf, 1) /AO/
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 2 hereShum teksti qelluar,le te jen kto ngjarje qe ndodhen ne boten arabe nje nxites qe edhe na te fillojm njeher e pergjithmon te hecim perpara disa procese pikerisht prej vetes tone.i lumt autorit per ket tekst.
Eselamu alejkumu,shkrim i bukur dhe lus Allahun dhul xhelal qe kjo pranver te shenderrohet ne pranver muhamedene se per momentim eshte arabe