Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kulturė

artikuj
 

Prej tjetres javė nis aplikimi pėr Universitetin Veror

Universiteti Veror i Prishtinės sivjet mbahet prej 12 deri mė 23 korrik, ndėrsa tė interesuarit mund tė aplikojnė prej javės sė ardhshme. ...

E enjte 15 Prill 2010 15:48

Këtë vit Universiteti Veror do të shtojë numrin e kurseve. Drejtori i Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë në Universitetin e Prishtinës, Lulzim Pllana, bëri të ditur se ky universitet kësaj radhe do të jetë më i shkurtër, por më i larmishëm.

Aplikimi për studentë, të cilët janë të interesuar të marrin pjesë në Universitetin Veror të Prishtinës, do të fillojë nga java e ardhshme.

Kurset që do të ndjekin studentët do të jenë nga lëmi i drejtësisë, ekonomisë, shkencave shoqërore, natyrore, mjekësisë, inxhinierisë, arkeologjisë, e shumë të tjera. Sipas drejtorit për marrëdhënie me jashtë, interesimi për Universitetin Veror gjithmonë është shumë i madh. Për këtë vit parashikohet që për çdo kurs të ketë nga 20 studentë.

Organizatorët thonë se do të jenë 250 deri në 300 studentë nga Kosova, që do të marrin pjesë në Universitetin Veror, ndërkaq pjesa tjetër do të jenë nga vendet e rajonit, Evropës si dhe kontinentet e tjera.

Sa i përket studentëve nga vendet e rajonit, Universiteti i Prishtinës do të ndajë bursa, që përfshijnë udhëtimin dhe akomodimin, ndërsa të tjerët do t’i mbulojnë shpenzimet vet. Studentët e huaj gjatë periudhës së Universitetit veror, do të vendosen në një konvikt në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, ku përveç kurseve, programi do të përfshijë edhe forume publike, program shoqëror dhe rekreativ.

Për çdo kurs do të ketë nga një profesor ndërkombëtar dhe një vendas. Zakonisht mbështetjen e këtij Universiteti e kanë bërë donatorë të ndryshëm, ndërkaq këtë vit do të jetë vetëm Universiteti i Prishtinës./rtk/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

5 + 9 = ?



Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.com

Arkivi i lajmeve