Raportuesja e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave Tanja Fajon, i bëri thirrje autoriteteve në Maqedoni dhe në Serbi që të bëjnë fushata informative, përmes së cilave do të njoftohen qytetarët për ekzistimin e agjencisë, e cila duke i marrë para i jep premtime të rreme për një jetë më të mirë në vendet perëndimore.
Lidhur me druajtjen se rritja e numrit të kërkesave për azil në Belgjikë, të parashtruara kryesisht nga shqiptarët e Maqedonisë dhe Serbisë Jugore, do ta kanosin liberalizimin e vizave, Fajon theksoi se ende nuk është debatuar për masat e mundshme, por se është e nevojshme që të vendoset një kontroll më i fortë në kufi dhe të përforcohen kushte për hyrje.
Ky problem siç tha ajo, mund të paraqitet edhe në vendet që janë në rrugë për të marrë regjimin pa viza.
"Momentalisht jemi në mes të përgatitjeve për liberalizimin e vizave për Bosnjë e Hercegovinën dhe Shqipërinë. Nëse tani kemi ndikim negativ për shkak të ardhjes masive në Belgjikë, vendet-anëtare të BE-së do të jenë akoma më të shqetësuar dhe kam frikë se kjo do të sjellë edhe ngadalësimin e procedurës" theksoi ajo për Radion "Dojçe Vele".
Komisioni Evropian dhe autoritetet e Belgjikës tashmë ndërmorën hapa që ta shqyrtojnë problemin dhe të ulin dyndjen e azilantëve. Ekziston dyshim se pas kësaj ardhjeje masive fshihet një rrjet i organizuar kriminelësh. /alsat-m/
Reklama 229 x 170.png)
Mr. Bashkim Aliu
Nexhmedin Spahiu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 3 hereoo po me dhimset presheva e ngrat kish qen pa vend ,e tash as evropa nuk po don me pranu ... serbija ashtu ashtu nuk e don e kosova eka harru kejt luginen e tash edhe europa nese nuk i len me hy ne evrop pa vend po jesim na presheva ... po nuk ma mer mendja qe i ndojn perseri vizat per vendet e ballkanit ishalla nuk e bojn ...
Sa i perket se a ekziston dyshim se pas kėsaj ardhjeje masive fshihet njė rrjet i organizuar kriminelėsh, e vertet eshte se pas ketyre fshihet shtriga Serbi dhe sllavo bullgaret e serbet qe po e quajn veten Maqedon.Sa i pekrket Presheves, Serbija nuk eshte e interesume as per me investu aty, as me i inkuadru keto treva, perkundrazi berdhogu sllav i debon, arrestone, denon, malltreton,ky popull ska te ardhme aty, pa pune, absolut pa kurfare perspektive, me u semur ne goje te cetnikve duhesh me shku, Presheva nuk ka as spital. A keni pyet veten ju shqipetare se si po mbijetojne keto treva qe kane mbet ne Serbi, ishalla Allahu nuk e ka harru ket popull se sa per Kosove e Shqiperi nuk egziston Kosova lindore, apo Shqiperia verolindore
ASHTU ESHTE DRITON ,SKAM KOMENT