Ish-koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Europën Juglindore, Erhard Busek, deklaroi se Prishtina dhe Beogradi duhet të nisin diskutimet për ndryshime territoriale të hartës së dy shteteve.
Në një prononcim për KTV-në, ai tha se kjo është zgjidhja më e mirë për të siguruar stabilitet afatgjatë. Sipas tij, ky “shkëmbim territoresh” do të shpërblehej me statusin e vendit kandidat për Serbinë dhe njohjen nga pesë vendet e mbetura të Bashkimit Europian, për Kosovën.
Sipas Busek, është e arsyeshme që Presheva, Medvegja dhe Bujanovci, tre qytetet serbe me popullsi dërrmuese shqiptare dhe rrethinat e tyre, të përfshihen në shtetin kosovar. Nga ana tjetër, krahinat me popullsi serbe në veri të Kosovës do të kalonin në shtetin e tyre “nënë”.
”Jam i bindur që nëse bisedimet aktuale nuk do të sjellin asnjë zgjidhje, atëherë ndarja mbetet e vetmja mundësi”, u shpreh Busek.
Sa u përket bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit, ai ka thënë se vetëm pas zgjedhjeve në Serbi do të krijohen kushte të favorshme për zhvillimin e bisedimeve.
Aleanca Kuqezi: Jo pazar me tokën e Kosovës
Aleanca Kuqezi reagoi ashpër kundër fjalës së Erhard Busek, ndërsa theksoi se ndarja e Kosovës është një ide pa asnjë bazë.
”Kufijtë e Kosovës nuk janë dhe nuk mund të jenë një çështje pazaresh”, shkruante “AK” në një deklaratë të botuar për shtyp, mëngjesin e së dielës.
”Ne mbështesim projektin amerikan për Kosovën, pasi shkëmbimi i territoreve nuk është garanci për stabilitet. Propozimi i Erhard Busek nuk është aspak konstruktiv për rajonin”, vlerësoi Aleanca./tch/
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 9 hereMore bone perhajr kete pune menjehere, veē a po ta kthejne shkijet Kosoven Lindore sepse Prishtina edhe ashtu asnjeren pjese nuk e ka nen sovranitetin e saj, e humbja e Veriut, do te ishte me pak e dhimbshme, nese Kosoves i kthehet Lindja e saj. Paqe!
mahitesh ti parafols, qesaj paqe si thon qysh po thu ti !! me hesap ti koke anej kah presheva e pot konvenojka ty ashtu ama KOSOVES JO. se qe te gjitha kto teritore jan te kosoves mitrovic e preshev e bujanofc e medvegje. dhe me as nje qmim shqiptart ket pazar nuk duhet me e pranu se na drenicakt qesaj pune qe ti po thu i thojna MATH DERIN E DATH GJOGIN ne gjuhen popullore, se shum gjak u derdh per ket tok e ket ven,e kush eka hanger ne te terun si ti e mesiguri stka hup ty as nje lug ti nashta nven jav sgjat doren atyre kojshive tu shkje a spote vjen marre ata me kan ma nacijolista e atdhetar se ti. ishalla ska kso tjer shqiptar qe menojn si ti.
drenicak as anderr mos i shih te dyjat kurrr po nese bohet me pas njonen duhesh me kon shum i lumtur se te dyjat bohen veq nese kthehet Sulltan Murati edhe njiher
Faljani te dyjat. Pjesa veriore eshte pjesa me me vlere e kosoves po marri osht per pushtetart tone qe e kan lone mitrovicen me ardh deri ne kete gjendje. E pjesa lindore gjithashtu duhet me qene me kosoven duhet me punu shume per mi bashku edhe ate pjese mu bo njer grusht me i fort per tjeret e ne fund mu bashku edhe me shqiperine!
Un ikisha thon kti drenicakit se qenka ngut pak.epara nuk e kan luftu veq drenica edhe e dyta qati qe ju drenicaket ja kini i dhon voten e qe sot po e udheheq kosoven pikrisht qaj i ka shit te dyjat edhe mitrovicen edhe luginen edhe ju drenica nuk jini bash qaq patriota qysh maroni se ka hala ma patriota edhe ma babloka
shume ide e qellume me shkemby teritore , ne te kunderten do te mbetemi pa asnjeren me kete lloj qeverije te korruptuar.
Ibra te lumte.
drenicak shume e fyeve at parafolsin a ndoshta te qenit drenicak po mendon se po ta garanton patriotizmin. More trim une kam qene ne lufte po per cfar patriotizmi po fol ti more burr 12 vjet po te valon flamuri i shkieve ne veri te Mitrovices aj kryeministri i yt as ne enderr spo guxon me e pa Presheven e le mo me fol per te Jo jo me fal se vertet desh harrova se po i ka ra ne mend per Presheven tash ne kufi po na deshirojn mirseardhje me do faktura te majme te sigurimit. Sa qesharake po me duket ky qendrim i disave jo nuk e ndrrojm Mitrovicen me Presheve a mos po thoni o trima LE TE SHKOJ MITROVICA VEC PRESHEVA MOS TE HYJE NE KOSOVE se edhe une po thom ok kthene Veriun le te jet Presheva ne Serbi po kush se vetem nese shpallet ndonji tender po.
Drenicak edhe nji korigjim nuk thuhet MATH DERIN E DATH GJOGIN se as njenin spo e kuptoj se cka jan sipas shkrimit tende as deri as gjogi nuk ekzistojne po kjo eshte nji thenje popullore Dath Dorinė e math Gjokun