Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kosovė

artikuj
 

Presidenti Sejdiu dhe ministri Hyseni u nisen pėr nė New York


E shtune 4 Shtator 2010 16:54

 

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, dhe ministri i Punëve tė Jashtme, Skender Hyseni, udhëtuan sot për në New York, ku do të qëndrojnë gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Presidenti Sjediu dhe ministri i Punëve të Jashtme Hyseni janë nisur optimistë drejt New Yorkut, me bindjen se do ta fitojnë edhe betejën e radhës politike kundër Serbisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Ata thanë se bashkë me partnerët ndërkombëtarë kanë bërë punë të mirë që t''i parandalojnë përpjekjet e Serbisë për miratimin e projekt-rezolutës serbe gjatë këtij sesioni.

Presidenti Sejdiu dhe ministri Hyseni kanë përshëndetur njohjen e Republikës së Kosovës nga shteti i Hondurasit dhe njëherit kanë paralajmëruar edhe njohje të reja për shtetin tonë.

Gjatë qëndrimit të tyre në New York, presidenti dhe kryediplomati kosovar thanë se kanë në axhendë takime të shumta me përfaqësues të shteteve të ndryshme, anëtare të OKB-së, me qëllim të lobimit, gjegjësisht, sigurimit të njohjeve të reja për Kosovën.

Të martën delegacionit do t’i bashkohet edhe kryeministri Hashim Thaçi, i cili ndodhet për vizitë në Katar, por për qëllime lotimi në prag të sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të KB, ku më 9 shtator pritet të diskutohet rreth rezolutës serbe për Kosovën./koha/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

2 + 2 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve