Derisa kryeministri Hashim Thaçi po vazhdon takimet me përfaqësues partiakë për përmbylljen e procesit të pavarësisë së mbikëqyrur, pothuajse jashtë këtij zhvillimi po qëndron presidentja Atifete Jahjaga. Presidentes duket se po i mjafton qëndrimi në zyrë pa u përzier shumë në punët e shtetit, ndërsa rolin e figurës unifikuese tashmë e ka marrë në duar kryeministri, i cili ka arritur të tubojë liderët e partive për të diskutuar “çështjet madhore”.
Mirëpo, nevojën për përfshirje më të madhe të presidentes e kanë theksuar përfaqësues të partive të pozitës dhe opozitës. Deputeti Arsim Bajrami nga PDK, ka thënë se Jahjaga duhet të inkuadrohet në të gjithë këtë proces historik.
“Është më së e rëndësishme që edhe presidentja të kyçet në këtë proces duke e ditur madhështinë dhe rëndësinë e tij. Deri më tani, nuk është ftuar ngase realisht ky proces është duke u udhëhequr nga Qeveria e Kosovës, por gjithsesi ajo do të duhej të dalë me një qëndrim të vetin rreth këtij procesi”, ka thënë Bajrami për Express, ndërsa ka shtuar se me përmbylljen e misionit të ICO-së, disa kompetenca si ato në fushën e sigurisë, do t’i kalojnë presidentit të shtetit.
Dardan Molliqaj nga Lëvizja “Vetëvendosje” ka thënë se nuk pret që Jahjaga të dalë me një qëndrim në lidhje me proceset politike në vend.
“E çuditshme është mënyra se si është zgjedhur ajo si presidente e Kosovës. Tash me këtë pasojë prej mënyrës së zgjidhjes ne as që mund të presim diçka nga ajo dhe për atë mendoj se nuk ia vlen as të komentohet për qëndrimet e saj, sepse nuk shquhet presidentja e Kosovës për qëndrimet e saj”, ka deklaruar ai.
Nga ana tjetër, deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, e ka komentuar me ironi heshtjen e presidentes, duke thënë se kryeministri Thaçi po e luan edhe rolin e saj.
“Po shiko, realisht Hashim Thaçi është duke e krye rolin edhe të kryeministrit edhe të presidentit... Për çdo proces dhe ç’do ndodhë në Kosovë, ajo është e vonuar. Deklarata dhe qëndrime politike duhet të ketë gjithmonë, edhe sidomos për procese të rëndësishme, sidomos nga presidenti. Realisht ajo me statusin që e ka dhe me pozicionin që e ka është duke bërë mjaftueshëm. Me vetë faktin që nuk është involvuar nuk duhet të reagojë për diçka, por, procesi i përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur është ndodhi kryesore e këtij viti dhe natyrisht pritet që ajo të dalë me një qëndrim, por tash i ka humbur edhe kuptimi, i ka humbur rrjedha edhe reagimit”, ka thënë Haziri.
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 2 herepavaresisht se cfare deklarojne thashethemet rreth zgjedhjes se Atifetes si Presidente e Kosoves, Une shpreh nje simpati te thelle per figuren e kesaj femre si nje femer qe rrezaton urtesi, qetesi, tolerance, dhe thene ndryshe ne dialektin apo gjuhe biseden e nje qyteti me emer te Shqiperise qe thuhet: Zonjallek. Kjo femer kosovare me kete post te larte qe edhe ka qene i shkruar nga Allahu i madh qe ajo ta marre, duhet te thellohet me shume kujdes ne drejtim te mbrojtjes legjitime dhe me perkushtim te madh per Vlerat Islame, pjese e se ciles eshte edhe trashegimia shpirtetore e saja keshtu mendoj Une.
Pėr Zoti e paske knaq, paj edhe qėkjo nė past met mi dhan vlera Islamit at“here tjetėr kush nuk ka pse mundohet fare pėr Islam, po si po mund ta qet goja atė fjal se, kur e dim se sa ėshtė e pėrkushtuar pėr Islam. Paj u dok puna e saj rreth Islamit kur ka fol pėr kanunine lekoviqe, e sa i pėrket se Allahu e ka shkru me marr ajo atė post, ne besimtarėt nuk kemi dyshim nė caktimin e Allahut, por qėshtja ėshtė se ktu ja ka ndihmuar shejtani i mallkuar se siq e dim sipas hadithit tė ResulAllahut njė vend tė cilin e udhėheq njė femėr aty ka rrezik se mund tė ndodh edhe hidhrimi i Allahut e mund ta lėshon ndonjė denim mbi atė popull, por lusim tė Plotfuqishmin tė mos ndodh ajohja, mos ta pėsoj populli pėr shkak tė njė njeriu apo njė grupi tė caktuar Amin.