Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Shqipėri

artikuj
 

Prifti grek kėrkon eshtra ushtarėsh nė Pogradec

Edhe pa u mbyllur historia e varrezave greke nė fshatin Kosinė tė Pėrmetit, njė tjetėr histori ka nisur nė Pogradec.

E mėrkure 3 Mars 2010 9:21

 

Edhe një herë tjetër, njerëz të veshur me petkat e fesë nga Greqia kanë ardhur në vendin tonë për të kërkuar eshtrat e ushtarëve të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Bëhet fjalë për një prift grek, i cili ka mbërritur dje në Pogradec, duke kontaktuar me një banorë të zonës për eshtrat e ushtarëve të rëndë gjatë luftës italo-greke. Sipas GSH-së, prifti i quajtur Janis Llazaros ka takuar shtetasin Siri Merko, dëshmitar okular i zhvarrimit të 150 eshtrave të ushtarëve grekë në vitin 1976.

Prifti grek ka treguar se informacionin për të si dëshmitar i kësaj ngjarjeje e kishte siguruar nëpërmjet një mjeku pediatër nga qyteti i Pogradecit, i cili punon edhe në klinikat greke në Selanik. Çështja e varrezave të ushtarëve të rënë grekë është bërë shpesh “mollë sherri” midis Tiranës dhe Athinës. Qeveria greke ka vënë jo pak herë kushte ndaj Shqipërisë për ngritjen e memorialëve të të rënëve në Luftën e Dytë Botërore.

Tashmë është nënshkruar marrëveshja për ngritjen dy memorialëve, një në Gjirokastër dhe një në Këlcyrë. Por me sa duket nuk do të jenë të fundit, dhe i gjithë Jugu i Shqipërisë duket se do të mbyllet me varreza të tilla./start/

 




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

5 + 9 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve