Në prani të botuesve, zyrtarëve të shtetit e dashamirëve të librit, të hënën në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë është prerë shiriti i edicionit të 12-të të Panairit të Librit “Prishtina 2010”, i cili për shtatë ditë rresht do të jetë nikoqir i shtëpive botuese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e më gjerë.
Me rastin e ceremonisë solemne të hapjes së panairit, i cili këtë vit do të “servojë” 1500 tituj të rinj librash, është theksuar rëndësia e librit dhe është shtruar nevoja e vëmendjes më të madhe institucionale ndaj tij.
Ishte kryetari i Shoqatës së Botuesve të Kosovës, Daut Demaku ai që iu priu fjalimeve që shoqëruan ceremoninë. “Kjo festë e librit në Kosovë është një hallkë e plotësimit të standardeve evropiane dhe ne synojmë që në këtë rrugë të jemi origjinal dhe të mos jemi kopje e askujt”, ka thënë ai.
I pranishëm në ceremoninë e hapjes së panairit ishte edhe kryeparlamentari Jakup Krasniqi, i cili ka dhënë një rezyme të historisë së librit në Kosovë.
“Në Kosovën e lirë janë krijuar kushte të reja për librin dhe përhapjen e tij, por prodhimtaria botuese dhe çmimet e librit mbeten akoma tepër të shtrenjta për standardin kosovar të jetesës”, ka thënë ai, duke premtuar se institucionet do të gjejnë mënyra për lehtësimin e librit nga taksat.
Premtime ka dhënë edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Lutfi Haziri. “Më lejoni t’i jap dy zotime, që në emër të Qeverisë do t’i bëj si ministër. Në edicionin e 13-të të Qeveria e Kosovës do ta mbulojë në masën më të madhe për ta ndihmuar organizimin e manifestimeve”, ka thënë Haziri. “Mesazhi i dytë është që me rishikim buxhetor ne kemi marrë zotime se do ta rithemelojmë dhe do ta rrisim ndjeshëm fondin për botimin e librave këtë vit dhe do të planifikojmë një fond jashtëzakonisht të qëndrueshëm për vitin e ardhshëm”, ka shtuar ai.
Duke e cilësuar panairin si një nga festat më të mëdha të kulturës shqiptare, Ramiz Kelmendi ka ngritur një paralele mes kohës së rinisë së tij dhe të tashmes dhe ka ngritur shqetësimin për numrin e vogël të lexuesve në Kosovë. “Asokohe, në rininë time në gjithë Kosovën s’ka pasur kaq tituj të librit shqip. Kurrë nuk kemi pasur më shumë libra shqip e më shumë njerëz të shkolluar, por kurrë më pak lexues se që kemi sot. Është një fatkeqësi shumë e madhe”, ka thënë ai. /koha/
Reklama 229 x 170.png)
Sali Shasivari
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull