Të martën ka qëndruar për vizitë pune në Prizren, Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Lutfi Haziri. Ai pati një takim me kryesuesin e Kuvendit Komunal, Nijazi Kryeziun ku u bisedua për mundësinë që Prizreni të hyjë nën mbrojtjen e UNESCO-s.
“Qeveria e Kosovës është duke e përgatitur dosjen që Prizrenin të kandidojë për mbrojtje nga UNESCO-ja dhe kjo do të jetë edhe një mundësi me e madhe për zhvillimin e qytetit”, ka thënë të martën në Prizren ministri Haziri, pas një takimi që zhvilloi me kryesuesin e Kuvendit Komunal, Nijazi Kryeziun.
Ai ka thënë se qëllimi është që qyteti i Prizrenit të bëhet “me status të veçantë”, jo vetëm pjesërisht, por si qytet në tërësi, mirëpo që të arrihet kjo, “rolin kryesor do të duhej që ta luajë në veçanti vetë komuna.
“UNESCO-ja është një institucion në të cilin Kosova ende nuk është anëtarësuar, por ne besojmë se do të anëtarësohemi shumë shpejt dhe qyteti i Prizrenit do të jetë kandidat i parë prej Republikës së Kosovës që të jetë i mbrojtur nga kjo organizatë, por kandidat tjetër do të jetë edhe Mitrovica. Prizreni do të jetë kandidat i rëndësishëm për shkak të vlerave të trashëgimisë kulturore që ka si dhe të nevojës për mbrojtjen e këtyre vlerave”, u shpreh ministri Haziri, i cili në prononcimin për media pas takimit me Kryeziun ka premtuar se Qeveria e Kosovës do të investojë për vazhdimin e investimeve në Kalanë e Qytetit si dhe në të gjitha objektet tjera që janë pjesë e trashëgimisë kulturore në këtë qytet. /zeri/
Reklama 229 x 170.png)
Mr. Bashkim Aliu
Nexhmedin Spahiu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull