Dekorohet Prof. Dr. Beqir Ismaili, pionieri i botës së mendimit dhe të kulturës është dhe autor i mjaft veprave të shquara letrare, historike, kulturore dhe gjuhësore. Pikërisht, për këtë kontribut të çmuar, jo vetëm për vendin e tij por për mbarë botën, si dhe pas një vlerësimi të lartë nga shumë personalitete të botës së shkencës dhe të kulturës, Këshilli Drejtues i Shoqatës Egjiptiane për Studime Historike (SHESH) mori vendim që ta nderojë atë si Personaliteti i vitit 2011, me "Stemën e Shoqatës", të cilën ia dorëzoi kryetari i kësaj shoqate, Prof. Dr. Adil Gunejm.
Beqir Ismaili është i pari shqiptar që nderohet me këtë dekoratë dhe njëkohësisht është dhe kontribuesi i parë nga Kosova që dha ndihmesën e tij për të njësuar idetë dhe synimet e Shoqatës me nevojat historike, studimore dhe kulturore.
Prof. Ismaili tha se ndihet krenar për këtë vlerësim, por theksoi se këtë mirënjohje nuk e sheh si vlerësim personal, por si një vlerësim që i bëhet popullit shqiptar në përgjithësi dhe Kosovës në veçanti.
Ismaili foli edhe për marrëdhëniet e Kosovës me botën islame në përgjithësi, si dhe për njohjen e Kosovës nga këto vende, e veçanërisht domosdoshmërinë e kësaj njohje nga Egjipti. Fjala e tij u shoqërua me pyetje të shumta, të cilave ai iu përgjigj me maturi dhe pjekuri, duke shfrytëzuar momentin për t’i bërë thirrje ndërgjegjes intelektuale për të thënë të vërtetën mbi Kosovën dhe shqiptarët dhe për ta pranuar pavarësinë e saj, aq shumë të merituar. Kjo thirrje gjeti miratimin e gjithë të pranishmëve, të cilët përshëndetën përzemërsisht Prof. Ismailin dhe popullin e Kosovës.
Shoqata Egjiptiane për Studime Historike është themeluar në korrik të vitit 1945, me një dekret mbretëror. Që nga ajo kohë e deri tani shoqata është burim i mendimit historik që i shërben botës intelektuale në shumë fusha dhe njëkohësisht ka një ndikim të madh tek personalitetet botërore të historisë. Kontributi i saj për çështjen e Kosovës ka qenë dhe mbetet i pamohueshëm, thuhet në njoftimin e dërguar nga ana e portalit Alba Press nga kryeqyteti i Egjiptit.
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull