Profesori Arafat Shabani thekson madje se pasojat e të parit shumë televizor, veçanërisht të pamjeve filmike të dhunshme jo adekuate për moshën e tyre, mund të lënë gjurmë të thella afatgjate dhe të jenë negative, madje kur ata rriten dhe përballen të vetëm në shoqëri, manifestojnë edhe agresivitet.“Hulumtimet shkencore flasin se ndikon negativisht në disa aspekte, jashtë aspekteve pozitive që ka.
Pika kryesore është se TV rrit sjelljen agresive tek fëmijët, pastaj aspekti tjetër është se luan rol në uljen e motivimit të brendshëm pasi ne kemi dy lloje të motiveve, ato të brendshme dhe të jashtme për mësim dhe fatkeqësisht sistemi arsimor i yni është i koncentruar për motivimin e jashtëm dhe i motivon ata të mësojnë me motive të jashtme, ku mësimdhënia moderne do të mësonte që nxënësit të motivohen me motive të brendshme, ndërsa shpenzimi shumë kohë para TV dhe kompjuterit shkakton ulje të motivit të brendshëm për mësim ndërsa këtë ulje e zëvendëson me motive të jashtme për veprime negative në shkollë, familje dhe shoqëri” tha profesori Arafat Shabani.
Mësuesi, Hysen Haskaj thotë se shpenzimi pa kriter dhe pa kohëzgjatje të caktuar i orëve para televizorit si dhe moskujdesi i prindërve për mbajtjen nën kontroll të fëmijët e tyre lidhur me ato çfarë shohin në televizor, shpesh ndikon në sjellje në stilin e jetesës dhe në suksesin e tyre në shkollë. “Televizioni mund të jetë një burim i mirë i diturisë mirpo varet nga ajo se çfarë fëmijët shohin në televizion, çfarë emisioni jepen në TV, a ka programe mësimore, përmbajtje edukativo-arsimore, varet nga ajo se çfarë i lejon prindi fëmijës të shikojë.
Për fat të keq fëmijët tanë, shumica përcjellin emisione që janë të dëmshme për moshën e tyre edhe pse ju në programet tuaja paraprakisht i apeloni që fëmija të jetë nën përkujdesje të prindit ose tutorit, por sa janë të aftë prindët tanë të këshillojnë fëmijët lidhur me ato emisione kur e dinë se aty ka dukuri të këqija kriminele ku nxënësit shohin vrasje...” tha mësuesi Hysen Haskaj. “Vetë i kshyri serialet.” tha një nxënës. Vriten në mes vete, shoh gjak, armë” shprehet një tjetër nxënës.
Sipas një studimi të ekspertëve nga SHBA dhe Kanadaja tregohet se për çdo orë të shpenzuar përpara televizorit, mesatarisht 9 orë në javë, tek fëmijët shfaqen shumë probleme. Tek ata të klasës së katërt vihet re rënie prej 7 % e angazhimit në mësime dhe një rritje prej 10 % të mosbindjes, ngacmime dhe grindje të ndryshe me moshatarët në klasë. Tek këta fëmijë gjithashtu vihet re edhe rënie e aktivitetit të përgjithshëm fizik, ndërsa treguesi i masës së trupit rritet dukshëm./alsat-m/
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 1 herePERFECT __-