Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z.Memli Krasniqi ka pritur sot në një takim ambasadoren e Turqisë në Kosovë, znj.Songul Ozan, me të cilën kanë biseduar për realizim të projekteve të përbashkëta në kulturë dhe trashëgimi kulturore.
Në fushën e kulturës u bisedua ne veçanti për organizmin e “Javës së Filmit Turk” si dhe për një “Jazz Festival”, që pritet të mbahet nga fundi i këtij muaji. Po ashtu është folur edhe për dy projekte në trashëgimi kulturore që pritet të realizohen nga Agjencia Turke për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar - TIKA- , konkretisht restaurimi i Tyrbes së Bajraktarëve dhe Xhamisë së Jashar Pashës, për të cilat vitin e kaluar janë nënshkruar dy memorandume mirëkuptimi.
Ministri Krasniqi në këtë takim vlerësoi se bashkëpunimi mes dy vendeve, në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore deri më tani ka qenë mjaftë i mirë, duke shfaqur dëshirën që ky bashkëpunim të thellohet. Ai njoftoi ambasadoren me të arriturat që janë shënuar vitin e kaluar si dhe me prioritetet në këtë vit.
Edhe ambasadorja, znj. Songul Ozan e vlerësoi lartë bashkëpunimin duke theksuar nevojën që ai të rritet. Ajo tha se Turqia është një vend mik i Kosovës dhe do të vazhdojë të japë kontribut në zhvillimin e shoqërisë së Kosovës. /mkrs/
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull