Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Rajon dhe Botė

artikuj
 

Prokuroria kėrkon dėnim me burg pėr Berlusconin

Prokuroria e Milanos ka kėrkuar dėnimin me pesė vjet burgim pėr ish-Kryeministrin Silvio Berlusconi, i cili po pėrballet nė gjykatė me akuzėn e korrupsionit aktiv.

E enjte 16 Shkurt 2012 10:19

 

Njëra midis provave më të forta kundër Berlusconit konsiderohet se është pagesa prej 600 mijë dollarësh për një avokat britanik, në mënyrë që ai të gënjente rreth bizneseve dhe fitimeve të tij.

Megjithatë, mediat italiane vënë në dukje se afatet ligjore për trajtimin e çështjes janë tejkaluar, prandaj edhe nëse shpallet fajtor, ka shumë pak gjasa që 75-vjeçari të vuajë qoftë një ditë të vetme burgim.

Njëkohësisht, Berlusconi përballet në gjykatë edhe me dy procese të tjera, për evazion fiskal dhe kryerjen e marrëdhënieve seksuale me të mitura, vepër penale që në bazë të legjislacionit italian dënohet maksimalisht deri në 18 vjet burgim, raporton TCH.

Ish-kryeministri konsideron veten të pafajshëm nga të gjitha akuzat. Sipas avokatëve të tij, çështja e korrupsionit, që do të nisë në gjykatë në 15 mars, është bazuar nga Prokuroria mbi dokumente të falsifikuara.




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

9 + 1 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve