Në kuadër të Panairit të librit “Prishtina 2010”, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, u realizuan edhe shumë promovime nga lëmenj të ndryshëm shkencorë dhe letrarë.
Nga ato promovime, mund të shkoqisim atë të organizuar nga Shtëpia Botuese Logos-A, përkatësisht libri i autorit, Prof. Dr. Ibrahim Berisha me titull “Kafazi i frikës” dhe ai i Prof. Dr. Milazim Krasniqit, “Letërsia dhe besimet fetare”, të mbajtura të mërkuren (09.06.2010).
Referuesi i librit të parë, pra “Kafazi i frikës”, Prof. Dr. Sali Bashota në lidhje me përmbajtjen e librit theksoi se ai është një libër që përmbledh tregime, rrëfime që kanë domethënie filozofiko-estetike dhe se “Kafazi i frikës” koncepton jetën, fatin, të ndodhurat në një ambient të caktuar social, dhe ai ambient është pikërisht vendlindja e autorit.
Ndërsa referuesi i librit të dytë, “Letërsia dhe besimet fetare”, Porf. Dr. Abdullah Hamiti shpjegoi për përmbajtjen e krijimtarisë letrare të Prof. Milazim Krasniqit dhe elementin fetar të shprehur në letërsinë e tij.
Ai tha se Prof. Krasniqi sqaron ndikimin që pati letërsia ndër shekuj në deformimin e besimeve fetare, dhe se ai idetë i mbështetë duke vënë theks në monoteizëm. Ai poashtu shtoi se autori ndalet edhe në trajtimin e gjuhës, si një produkt i programuar, funksionet e saj, etj., pastaj në trajtimin e letërsisë së Rilindjes dhe elementin fetar në të (Naimi, Noli, etj.), pastaj te pseudoestetika si prodhues i ateizmit në letërsinë tonë, etj.
Libri “Kafazi i frikës” dhe ai “Letërsia dhe besimet fetare” u botuan nga shtëpia botuese “Logos-A” të cilës i shprehën mirënjohje dhe falënderim edhe autorët.
Promovim tjetër i mbajtur në kuadër të këtij panairi, është edhe ai i Prof. Dr. Fadil Malokut, libri “Meditime sociologjike mbi Islamin” (10.09.2010), organizuar nga Shoqata Kulturore “Zëri Ynë”. Në këtë promovim, në lidhje me përmbajtjen, rëndësinë dhe vlerën e libit, nga vetë këndi fetar dhe ai filozofiko-estetik folën, Fitim Flugaj dhe Ferdi Kamberi. Referuesit shpalosën elementet thelbësore që prek autori në përmbledhjen “Meditime sociologjike mbi Islamin” si ato nga sfondi lokal, ashtu edhe nga ai global, duke përfshirë, nevojën për besim, ndikimin e fesë në shoqëri, përlplasjen e qytetërimeve, problemin e vlerave dhe identitetit, etj.
Ndërsa, nga promovimet që do të mbahen ditëve në vijim, përveç veprave tjera, është ai i veprës leksikografike “Fjalor i Sociologjisë” i autorit, Prof. Dr. Ali Pajaziti, dhe tjetri nga autori Xhevat Lloshi, libri: “Fjalor i emrave të bimëve dhe të kafshëve shqip-latinisht dhe latinisht-shqip”, të dya të organizuara nga Shtëpia Botuese “Logos-A”. Promovimi i tyrë mbahet të shtunën, më 12.06.2010, nga ora 13:00, në Sallën e Promovimeve të Pallatit të Rinisë në Prishtnë.
Blerim Halili, Prishtinë
Reklama 229 x 170.png)
Sali Shasivari
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull