Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Vitrina e librit

artikuj
 

Promovohet Libri “Institucionet Islame te Shkodres”

Me autor: Smajl Bala & Blendi Alushi

E enjte 8 Mars 2012 15:36

 

Ditën e shtunë dhe të diel, më datat 4 dhe 5 shkurt 2012, në qytetin e Shkodrës, në Bibliotekën e qytetit, do të zhvillohet Panairi i Librit, për botimet në fushën e Islamit. Instituti ynë, do të marrë pjesë në këtë panair, duke prezantuar botimet e tij.

Me këtë rast, ditën e diel dt. 5 shkurt, në orën 11.00, Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam do të zhvillojë në ambientet e bibliotekës, promovimin e librit të tij “Institucionet Islame të Shkodrës”, me autorë Z. Smajl Bala & Blendi Alushi.

Në këtë libër bëhet fjalë për figurat e shquara ndër vite të këtij qyteti të lashtë, figura që kanë kontribuar në zhvillimin shkencor, intelektual e shoqëror, jo vetëm për qytetin e Shkodrës, por për të gjithë vendin. Në këtë grup bëjnë pjesë imamët, hatibët dhe predikuesit e xhamive. Janë këta persona që shërbyen në kultivimin e besimit islam autentik. Ky libër e njeh lexuesin me jetën dhe veprën e atyre personaliteteve islame që kanë lënë shumë gjurmë në historinë e besimit islam në Shqipëri.




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

5 + 4 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve