Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Vitrina e librit

artikuj
 

Promovohet libri “Kosova nė krizėn Jugosllave”

Ėshtė promovuar libri “Kosova nė krizėn Jugosllave”, i autorit Prof.Dr. Ramė Buja.

E diel 25 Dhjetor 2011 15:02

Libri ndahet në shtatë kapituj, me përmbajtje të veçantë faktografike dhe akademike dhe trajton procesin e shtetfotmimit tonë të mbështetur në kapacitetet njerëzore.

Autori i librit, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, pasi ka falënderuar të pranishmit, ka theksuar rëndësinë e ngjarjeve të cilat janë trajtuar në libër, duke thënë se ato përbëjnë një libër e më shumë.

Autori Buja tha se nuk pretendon të shteroj faktet dhe argumentet të cilat janë thënë, porse dëshiron që të përmbledh brenda një libri ecurinë e procesit të pavarësimit të Kosovës.

“Secila prej ngjarjeve që janë përfshirë në libër përbën një libër e më shumë, por pa qenë pretendues i skajshëm për të shteruar ato që janë thënë, kam dashur që në një libër brenda kopertinash të përmbledh diçka që na ka gëzuar të gjithëve skajshmërisht. Nuk kam pretenduar që të shterroj, por kam thënë atë që kam menduar se duhet thënë dhe atë që kam gjetur nëpër arkivat, dokumentacionin që kam konsultuar”, është shprehur autori Buja.

Njëri nga historianët e diplomacisë, Ibrahim Gashi, tha se libri i cili po promovohet është një përpjekje serioze, për të sjellë para lexuesit, të përmbledhur trajektoren historike nëpër të cilën kaloi Kosova, nga fillimi i shpërbërjes së Jugosllavisë Federative, deri tek shpallja e pavarësisë së Kosovës.

Libri “Kosova në krizën Jugosllave”, është ribotim i përpunuar dhe plotësuar. Kapitulli i parë flet për vitet e fundit të Jugosllavisë, aspektet politike, juridike dhe ekonomike. Kapitujt dy deri në gjashtë janë titulluar, ndërkombëtarizimi i krizës dhe shkatërrimi i Jugosllavisë, përfshirë Konferencën e Hagës, Konferencën e Londrës, Konferencën e Dejtonit dhe Konferencën e Rambujesë , ndërsa kapitulli i gjashtë është përmbledhje e zhvillimeve në Kosovën Lindore, ish- Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe Unionin Serbi- Mali i Zi. Kapitulli i shtatë përmban aktin e fundit të shpërbërjes së Jugosllavisë dhe bërjen e shtetit të shtetit më të ri në botë, Republikën së Kosovës./INA/ 




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

2 + 1 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 3 here
  • Musliman Shqiptar E mėrkure 28 Dhjetor 2011 4:27

    Libri: “Tė drejtat e muslimanėve pėr shkollim dhe kriza me Ministrin e Arsimit, Ramė Buja”, Nje liber qe po e shkruajne lotet e bijave shqiptare muslimane qe jane perjashtuar e jane penguar te shkelin pragun e shkollave shqipe per shkak te shamive te tyre mbi koka dhe trupit te mbuluar. Nje liber qe do tju shpall juve tradhtar te kombit. Do ta shkruaje historia, ka filluar te shkruhet. Sna duhet te degjojme e te lexojme asgje prej teje o tradhtar, se kriza me e madhe e jona jane njerezit si puna jote, qe flasin shqip e mendojne serbisht! O Tradhtar!

    Reply

  • Islami E premte 30 Dhjetor 2011 15:44

    More idiot,po kur u bone ti more flliqan prof.dr,u kputet ty i mat diplomat me pare more trathtart e koimbit ton,po e keni qit popullin ne dy gjunjė,o lopanat ,po juve as dhent nuk ju kisha dhon se 20 dhen mijau jap me 2 ktheheni te shpija e kinse pom qet liber,ktheni motart tona ne shkolla, se WALLAHI keni mu denuar keq tek Zoti i gjithsis ALLAHU FUQIPLOT,BRE ALLAHU JU VRAFT

    Reply

  • rifati E hėne 2 Janar 2012 9:57

    Ne asnje levizje shqiptare nuk eshte rrezikuar integriteti Jugoslav,UQK ishte ajo qe prishi planet srbe dhe askush tjeter.Per ju lexues qe ju besoni librave te Bujes apo kopallave te Rugoves me sahanlepirsit e vete,ju kisha preferu te shiqoni ne Jutubeshka6trrimi i Jugoslavise ne kater emisjone shiqone lexone dhe do te bundunu qe shqiptart nuk kan patur amaasnje rol,po tju referohemi rregullores se LDK ajo ishte per forcimin e Serbise,e

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve