Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Vitrina e librit

artikuj
 

Promovohet libri ”Krimi dhe pėrdhunimi serb kundėr femrės shqiptare nė Kosovė 1997-1999”

Ēdo shkrimtar i cili ulet e shkruan njė libėr pėr tė vėrtetat e Kosovės, ai vendos njė gur tė ēmuar pėr ndriēimin e kujtesės pėr brezat e tashėm dhe brezat qė vijnė pėr tė dėshmuar vetėm tė vėrtetėn, u tha me rastin e promovimit tė librit tė veprimtares Naxhije Doēi me titull ”Krimi dhe pėrdhunimi serb kundėr femrės shqiptare nė Kosovė 1997-1999”.

E enjte 1 Dhjetor 2011 20:34

Libri sjell fakte dhe dëshmi të gjallë të grave të përdhunuara shqiptare gjatë periudhës së luftës në Kosovë. Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka thënë se libri është një fakt i gjallë lidhur me dhunën dhe terrorin që ka ushtruar regjimi serb në Kosovë.

“Po ashtu, dua të shtoj me një guxim të plotë qytetarë dhe njerëzor, të gjitha viktimat dhe ato të përfshira në dhunimet të jenë dëshmitare të asaj historie dhe mbi të gjitha dëshmitare të një okupimi të plotë që në të ardhmen do të bëja ndaj shtetit dhe gjenocidit që e ka bërë Serbia në Kosovë, në këtë drejtim mundimi i tyre do të pasqyrohet drejtë dhe Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Drejtësisë do të jetë gjithmonë e përkushtuar që ato t`i ndihmojë dhe t`i pasqyrojë për ne dhe botën demokratike”, ka thënë Kuçi.

Redaktori i librit, Sali Bashota, ka thënë se në këtë libër autorja paraqet të vërtetën për Kosovën dhe se libra të tillë duhet të botohen edhe në gjuhë të huaja.

“Çdo shkrimtar, i cili ulet e shkruan një libër për të vërtetat e Kosovës, ai vendos një gur të çmuar për ndriçimin e kujtesës sonë, për brezat që vijnë për brezat e tashëm për të dëshmuar vetëm të vërtetën dhe nga e vërteta regjimi i Serbisë është verbuar dhe sot nuk e sheh të vërtetën, prandaj librat e tillë duhet të shkruhen në gjuhën shqipe, duhet të botohen në gjuhen angleze dhe në gjuhët e mëdha të botës”, ka thënë ai.

Autorja e librit, Naxhije Doçi, pasi ka falënderuar të gjithë kontribuuesit në botimin e librit, ka përmendur disa nga vështirësitë të cilat i ka përjetuar gjatë mbledhjes së fakteve.

“Vështirësitë që kam hasur duke mbledhur material nga terreni janë të shumta dhe të natyrës së ndryshme, informatorët për arsye të ndryshme të dhembshme shpeshherë edhe hezitonin t`i jepnin të dhënat, sidomos kur ishte fjala për plagën e ndejshme të dhunimit, pastaj duke kaluar para dhe gjatë luftës nëpër breshëri plumbash ato ishin momente shumë të rënda dhe do t`i kisha veçuar disa që mezi kemi shpëtuar gjallë, mirëpo ne megjithatë shpëtuam, por edhe po të mos kishim shpëtuar do të ishte një kënaqësie e madhe, sepse të gjitha ata që kanë rënë për lirinë e Kosovës kanë bërë diçka kanë punuar kanë luftuar”, ka thënë Doçi.

Autorja e këtij libri është veprimtare e shquar e çështjes kombëtare si dhe këshilltare në Kuvendin Komunal të Prishtinës. /Kosovapress/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

8 + 8 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve