Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kulturė

artikuj
 

Promovohet libri "Me shqiptarėt e Turqisė"

Ėshtė ky njė libėr qė jo vetėm na kthen nė tė kaluarėn por njėkohėsisht na bėn krenarė pėr kėta njerėz ...

E enjte 22 Prill 2010 23:40

 

SHKUP - Vuajtjet dhe sfidat e shqiptarëve të shpërngulur me dhunë nga trojet e tyre drejt Turqisë rreth 100 vjet më parë, aktivitet kulturo-artistike dhe përpjekjet e tyre për ruajtjet e traditave dhe zakoneve. Të gjitha këto ngjarje të radhitura në mënyrë kronologjike dhe të shoqëruara me fotografi dhe fragmente nga artikujt gazetareske përbëjnë librin ‘Me shqiptarët e Turqisë’ të autorit Fatmir Selimi.

Me këtë rast, gjithashtu u promovua edhe dokumentari për shqiptarët e Turqisë, realizuar nga viti 1998- 2009. “Shpërnguljet me dhunë nga Ish-Jugosllavia nga gjitha regjimet pas shthurjes së Perandorisë Osmane aty ka qenë qëllimi i librit. Qëllimi tjetër ka qenë me i grishë institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë së paku të krijojnë Ministrinë për diasporë, sepse diaspora më e madhe në botë gjendet në Turqi me origjinë shqiptare me 10, 15 apo 20 milion shqiptarë”, vlerësoi Fatmir Selimi, autorë i librit.

“Është ky një libër që jo vetëm na kthen në të kaluarën por njëkohësisht na bën krenarë për këta njerëz që me gjithë vuajtjen për dheun e të parëve dhe ballafaqimin me një mjedis të ri, me një kulturë dhe gjuhë të panjohur prapë se prapë arritën të ruajnë edhe identitetin edhe gjuhën edhe besën”, deklaroi Shefqet Zekolli, përfaqësues i Këshillit për arsim i komunës së Çairit. /alsat-m/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

6 + 5 = ?



Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.com

Arkivi i lajmeve