Aktivitetin e hapi Haxhi Faik Hoxha (Myfti nderi i Shkodrës), i cili vlerësoi punën e bëre nga Imam Vehbi ISMAILI. Ai solli pjesë nga jeta e tij me Imamin e njohur, që e kishte njohur personalisht e familjarisht.
Ndërsa studiuesi Prof. Nexhat Ibrahimi duke falënderuar për këtë organizim, mes të tjerash u ndal në punën e Imam ISMAILIT në vite, duke cituar: “... Imam ISMAILI është personaliteti i rrallë porsi është i rallë uji në shkretëtië”...
Aktivitetin e përshëndeti edhe përfaqësuesi i Shtëpisë Botuese ‘Logos-A’, z. Afrim Gashi, i cili pasi përshëndeti të pranishmit dhe falënderoi për mikpritjen, theksoi rëndësinë e veprave të Imam Ismailit dhe mesazhin e lartë që përçojnë ato...
Më pas, fjalën e mori drejtori i OIR-it z. Mirsad Sylja, duke përshëndetur të pranishmit dhe uruar mirë se ardhjen. Ai u ndal në vlerësimin e figurës së Imam Vehbi ISMAILIT, figurë qytetare shumë dimensionale, veçanërisht në dashurinë e tij ndaj Shkodërloces. Ndër të tjera, ai përmendi një fjalë që Imami e kolosi shkodran e shqiptonte vazhdimisht: “Nuk dij a’ kam ba’ sa duhet për shqiptarët e mi”! Ai shtoi më tej: Imam Vehbiu vazhdimisht gjente vend në gojën e tij te ëmbël për të tilla fjalë duke dëshmuar se ishte shumë i dashuruar e ndiente mall për vendlindjen e tij, për Shqipërinë dhe veçanërisht Shkodërlocen... Vepra që ne promovojmë sot, është një dëshmi, se ai nuk është lënë në pluhurin e harresës...
Më pas referoi Toelogu Altin Loshi, i cili mbajti referatin e radhës që ishte si antitezën mbi realitetin e sotëm te leximit e të vlerës së tij.
Imam Vehbi ISMAILI është personaliteti i shkencës Islame e autori i mbi 30 veprave. Kryetar i komunitetit Musliman në Mechigan, në USA. Jeta e tij është e mbushur me vepra për fenë e vendlindjen, atdheun e tij të cilin gati prej 6-të dekadash e ka dëshiruar dhe që, vazhdimisht nga larg ndjente mallin e tij. Imam Ismaili u lind në Shkodër, më 28 nëntor 1919, në një familje intelektuale, qytetare Shkodrane. Ai ndërroi jetë në Nëntor të 2008-ës.
Aktiviteti u mbyll me shumë mirënjohje e entuziazëm nga të pranishmit, për të cilët u shtrua edhe një kokteil, po ne ambientet e Grand Hotel Europa.
OIR-ri gjendet çdo herë afër këtyre kolosëve te mendimit e të dijes dhe, do të vazhdojë këtë rrugë që ti gjendet sa më afër shoqërisë që ne jetojmë. Sidomos rinisë, nën moton: Për një rini më aktive....
Kronisti OIR: Zaim LAKTI
Shkodër, më 29.05.2010
Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.comReklama 229 x 170.png)
Sali Shasivari
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)