Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kulturė

artikuj
 

Promovohet Portali Albanologjik

Ky portal ofron informacione tė ndryshme pėr shqiptarėt kudo qė janė.

E mėrkure 21 Dhjetor 2011 23:38

Në Bibliotekën Kombëtare të Tiranës, në praninë e Ministrit të Kulturës së Shqipërisë dhe të personaliteteve të rëndësishme të jetës kulturore e shkencore të Shqipërisë, si dhe të drejtorit të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, Aurel Plasari dhe të drejtorit të Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, Sali Bashota, u bë promovimi i Portalit Albanologjik - një iniciativë e përbashkët e dy bibliotekave kombëtare, që i jep mundësi përdoruesit për të marrë informacion mbi literaturën dhe botimet albanologjike.

Ky portal ofron informacione të ndryshme për shqiptarët kudo që janë.

Një vend të veçantë në të zënë burimet bibliografike dhe koleksionet e dixhituara të trashëgimisë kulturore kombëtare.

Nëpërmjet këtij portali do të mundësohet kërkimi dhe qasja në vlerat e rralla të trashëgimisë kombëtare në çdo kohë, nga kudo dhe nga kushdo. Ky portal ofron shërbime si: të dhëna rreth historikut të krijimit të portalit, informacion për botime albanologjike, albanologë, hyrje të reja (libra, artikuj, periodikë) në të dy bibliotekat gjegjëse, qasje në burime të kombinuara digjitale dhe jodigjitale, burime bibliografike etj.

Sasia e dokumenteve të disponueshëm në faqe është duke u rritur dhe pritet që të pasurohet e të plotësohet, duke ofruar një informacion sa më të kompletuar për literaturën albanologjike./express/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

6 + 1 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve