TIRANË - Anëtarët e kryesisë së PS-së do të vendosin sot, datën e zgjedhjeve në një sërë njësish vendore, ku ende nuk është përfunduar procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve. Mbledhja e kryesisë është thirrur sot pasdite, nga kryetari Edi Rama dhe mendohet që diskutimet të jenë të shumta, në lidhje me situatën ku gjenden të 117 njësitë vendorë të Partisë Socialiste. Kryesia do të diskutojë sot, edhe për datën e përzgjedhjes së kryetarit të PS-së së Tiranës, nëse do të lejojë që në këtë proces kreu i ri i degës më të madhe të socialistëve të jetë edhe deputet, duke bërë një përjashtimnga degët e tjera.
Aktualisht, në garë duket se kanë mbetur Saimir Tahiri e lir Zela, ndërkohë që Andis Harasani e Ilir Gjoni duket se e kanë lënë rrugën të hapur që këtë post ta mbajë një jo deputet. Ndërkohë, kjo mbledhje do të diskutojë edhe në lidhje me qëndrimet politike të partisë sa i përket reformës zgjedhore, e cila është duke u diskutuar me palën tjetër, në Kuvend. Gjatë fundjavës, kreu socialist Rama ka marrë pjesë në disa mbledhje organizatash të PS-së së Tiranës, si në zonën e Unazës së re, Laprakës, etj., ku ka nisur puna për sqarimin e nismës së re të socialistëve për të futur kartën e re të anëtarësisë, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull