PSG nuk ka të ndalur në transferimin e lojtarëve më të mirë në botë. Synimi i Carlo Ancelotit është që në skuadër të afroj sulmuesin e Manchester United, Uejn Runi për të cilin është gati të shpenzoj 50 milion euro.
Për momentin Runi konsiderohet i pashitshëm, por kur bëhet fjalë për milionat e PSG dhe idetë sekrete të Sir Alex Ferguson, ky transfer mund të realizohet qysh në fillim të verës, kur dhe nis afati kalimtar i futbollistëve.
/Mesazhi/A.Bilalli/


