Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kuzhinė

artikuj
 

Pulė e zier

Shpendėt e zier priten nė copa, ndėrsa lėngu kullohet dhe pėrdoret pėr pėrgatitjen e salcės sė bardhė.

E mėrkure 2 Dhjetor 2009 14:41

 

Shpendët e zier priten në copa, ndërsa lëngu kullohet dhe përdoret për përgatitjen e salcës së bardhë. Për salcën: kaurdiset mielli me gjalpë, shuhet me lëngun e vet, duke e përzier dhe lihet të vlojë 2-3 minuta sa të trashet , shtohet kripë e piper sipas shijes, hiqet nga zjarri dhe pasi ftohet pak rregullohet me të verdhat e vezëve e limon. Për këtë të verdhat e vezëve rrihen me lëng limoni ose limontoz të holluar me ujë, pastaj shtohet pak e nga pak salca duke e përzier derisa e gjithë masa të hidhet te salca. Në fund shtohet pak gjalpë i freskët. Shpendët e zier e të nxehtë vendosen në pjatë, mbulohen me salcën e bërë dhe spërkaten me majdanoz të grirë hollë. Si garniturë mund të jepet oriz i zier (pilaf), patate të ziera ose makarona dore. Garnitura zakonisht spërkatet me gjalpë të shkrirë. Për 4-5 persona duhen: pulë 500-600 g, qepë 1 kokërr, selino 1 rrënjë, 1 rrënjë majdanoz, kripë, piper. Për salcën duhen: gjalpë 1-2 lugë gjelle, miell 1 lugë gjelle, lëng pule 2 filxhanë caji, kripë, piper, 1 e verdhë veze, limon gjysmë kokrre ose një majë luge kafeje limontoz dhe majdanoz.




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

7 + 2 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve