Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kuzhinė

artikuj
 

Pule gordon blu

Lyejmė gjokset e pulave me pak kripė dhe me piper tė zi, i mbushim me mustarde dhe me pėrzierjen e djathit dhe proshutės.

E mėrkure 21 Dhjetor 2011 14:42

 

Përbërësit:

4 gjokse pulash

1 kupë me djathë kaçkavall të grirë

1/2 kupë proshutë të grirë

Kripë

Piper

4 lugë mustardë

2 vezë

2 lugë vaj

1/2 kupë miell

1/2 lugë kripë

Vaj

 

Përgatitja

Marrim gjokset e pulës dhe i rrahim lehtë, derisa të bëhen të buta. Në një enë përziejmë djathin kaçkavall me proshutën. Lyejmë gjokset e pulave me pak kripë dhe me piper të zi, i mbushim me mustarde dhe me përzierjen e djathit dhe proshutës. I mbyllim dhe bëjmë role. I kapim me shkopinj anët, që të mos dalë mbushja dhe pastaj i vendosim në frigorifer. Në një enë tjetër rrahim vezët me vajin. Përziejmë miellin me kripën, i lyejmë gjokset e pulës që sapo i kemi nxjerrë nga frigoriferi, i zhysnim në përzierjen e vajit dhe vezëve dhe i fusim përsëri në frigorifer. Ndërkohë, gradojmë furrën në 190 gradë. Marrim një tigan të thellë, skuqim copat e pulës derisa të piqen nga të gjitha anët. Heqim shkopinjtë dhe i vendosim në tepsi për t’i pjekur për 15-20 minuta. Serviret e ngrohtë. /recetakuzhine.net/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

6 + 4 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve