Për 4-5 persona duhen:
Pulë 500-600 gr,
Gjalpë 50 gr,
Arra 2 filxhane kafeje,
Hudhra 1 kokërr,
Uthull 2 lugë gjelle,
Miell 1 lugë gjelle,
Kripë,
Piper.
Pula e pastruar dhe e larë pritet në thela, vendoset në tenxhere, hidhet ujë i vluar aq sa të mbulohen thelat, shtohet pak kripë, piper i zi dhe zihet në zjarr të ngadalshëm derisa të bëhet gati.
Në një tenxhere me gjalpë kaurdiset mielli, shtohet lëngu i pulës duke e përzier mirë që të mos krijohen kokrra dhe lihet të ziejë për 2-3 minuta derisa lëngu të trashet. Pastaj hiqet nga zjarri dhe përzihet me arra të shtypura. Salca rregullohet me hudhra të shtypura, uthull, kripë, piper të zi e thelpinj arre dhe mbahet në vend të ngrohtë, por pa marrë valë.
Gjatë servirjes në pjatë vendoset pula e cila mbulohet me salcën e përgatitur.
Kjo lloj pule zakonisht jepet pa garniturë.
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull