Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kosovė

artikuj
 

Pushteti s’e di sa vetura zyrtare ka

Askush nuk thotė sesa vetura zyrtare posedojnė institucionet qendrore tė Kosovės, Presidenca, Kryeministria dhe ministritė e Qeverisė sė Kosovės.

E hėne 6 Shtator 2010 12:28

 

Qeveria nuk ka asnjë organ të autorizuar për të mbajtur “ditarin” për veturat zyrtare, duke ua lënë në dorë secilit mekanizëm qeveritar të mbajë shënime për qejf të vetin.

Ndonëse Kosova i ka të themeluara institucionet e saj tash e 11 vjet, që nga paslufta, ekzekutivi nuk ka një mekanizëm që mban shënime se cili institucion nga sa vetura zyrtare ka blerë deri më tani, sa prej tyre i ka në shfrytëzim aktualisht, apo çka ka ndodhur me ato që janë lënë jashtë përdorimit. Përmbledhje informatash për veturat zyrtare të shpallura si “të vjedhura” as që ekzistojnë ndokund.

Ministria e Administratës Publike, e cila është kompetente për monitorimin e zbatimit të Urdhëresës Administrative nr. 03/2008, për përdorimin e automjeteve të Qeverisë së Kosovës, ka mohuar se është përgjegjëse për posedimin e këtyre të dhënave, të cilat zyrtarisht i kishte kërkuar “Koha Ditore”, duke u bazuar në Ligjin për qasje në dokumente zyrtare. Në vend të përgjigjes kjo ministri ka thënë se “bën vetëm monitorimin e zbatimit të UA nr. 03/2008 për përdorimin e automjeteve të Qeverisë së Kosovës, ndërsa menaxhimin dhe mbikëqyrjen e bën secila njësi e transportit në secilën ministri”.

Zyrtarë të Ministrisë së Administratës Publike (MAP), kur janë pyetur sesa automjete saktësisht i posedojnë institucionet, ka marrë përgjigje se “po bëhet grumbullimi i të dhënave zyrtare për secilin institucion “

Pas deklaratave zyrtare se Presidenca e Fatmir Sejdiut po bëhet gati të shpallë tender për blerjen e veturave zyrtare, Beqiri ka thënë për “Kohën Ditore” se ende nuk dihet sesa vetura do të blihen, porse kjo gjë duhet të ndodhë, meqë ka kaluar koha e përdorimit të tyre, e cila është pesë vjet.”

Por, as nga Zyra e kryeministrit Hashim Thaçi nuk kanë pranuar të bëjnë publike të dhënat rreth shfrytëzimit të automjeteve zyrtare nga ana e këtij institucioni.

E vetmja nga institucionet, të cilave u është drejtuar gazeta, që ka pranuar të tregojë sesa vetura posedon dhe planifikon të blejë në të ardhmen është Ministria e Ekonomisë dhe e Financave (MEF).

Zëdhënësi i kësaj ministrie, Muharrem Shahini, ka deklaruar për gazetën se MEF-i aktualisht posedon gjithsej shtatëmbëdhjetë (17) automjete zyrtare.

I pyetur sesa automjete zyrtare ka pasur MEF, në fund të vitit 2007, kur në pushtet ka ardhur qeveria e tashme, ai ka thënë se “në fund të vitit 2007 Ministria e Ekonomisë dhe e Financave ka pasur gjithsej 22 automjete dhe deri më tani nuk i ka ndodhur t’i vidhet asnjë automjet zyrtar”./koha/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

2 + 3 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve