Sipas burimeve britanike të informacionit, kryeministri rus Vladimir Putin, ka lënë të nënkuptohet shkaku i përdorimit të vetos në KS, kundër një vendimi lidhur me çështjen siriane.
Sipas gazetës Financial Time, Putin hapi një dritare nëpërmjet të cilës mund të lexohet qartë logjika ruse lidhur me veton. Vetoja ruse ka të bëjë me frikën e Kremlinit nga përhapja e protestave dhe mbërritja e Pranverës Arabe gjer në kufinjtë e Rusisë.
Gjatë një takimi me klerikët ditën e mërkurë në Moskë, Putin mësohet të ketë thënë:”Rusia nuk duhet të lejojë që kryengritjet që ndodhën në Libi dhe Siri të shtrihen dhe në territorin e saj.”
Ndërkohë, kryeministri turk, Rexhep Erdogan e ka dënuar viton ruse dhe kineze, duke u shprehur:”Ajo nuk ishte veçse një leje që diktatorët të vazhdojnë vrasjen e të pafajshmëve.”
Teksa vala e dhunës ndaj popullatës civile në Siri është në kulmin e saj, popullata turkmane e Himsit, i ka dërguar një mesazh kryeministrit turk, të cilit i kërkojnë ndihmë ti shpëtojë nga regjimi diktatorial i Esed. Nëpërmjet internetit, një nga turkmanët e qytetit Hims, i shkruan Erdoganit:”Ne jemi turkmanë, banorë të Baba Amr dhe përbëjmë 50 % të popullatës. Ndodhemi nën rebeshin e bombardimeve të ushtrisë së Esedit që prej pesë ditësh. Shtëpitë tona shkatërrohen, kurse ne, po vritemi me fëmijë, gra e pleq. Gjaku ynë ka mbuluar rrugët. Urojmë që kryeministri turk të na shpëtojë nga ky diktator dhe të na shtrijë dorën e ndihmës.” /ardhmeriaonline/
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull