Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Maqedoni

artikuj
 

Qarkullimi i vėshtirėsuar nė tė gjitha akset rrugore magjistrale dhe rajonale


E shtune 11 Shkurt 2012 12:47

Komunikacioni në të gjitha akset rrugore rajonale dhe magjistrale po zhvillohet me vështirësi dhe i ngadalësuar për shkak të reshjeve të borës në territorin e tërë vendit. Rrugët janë të lagështa dhe të rrëshqitshme dhe me shumë mbetje të borës.
Për shkak të temperaturave të ulëta në vendet malore ka paraqitje të ngricave. Ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese ka në qafat malore Strazhë, Presekë, Bukovë, Gjavato si dhe në akset rrugore Mavrovë-Dibër, Dibër-Strugë dhe Strugë-Qaf thanë.
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë kumtoi se për shkak të reshjeve intensive të borës dhe erës së fuqishme, ka paraqitje të orteqeve në qafat malore Mavrovë, Strazhë dhe Gjavato.  Në qafën Mavrovë për momentin kushte për qarkullim ka vetëm për automjetet e udhëtarëve dhe rekomandohet që pa pajisje dimërore të mos udhëtohet drejt kësaj qendre turistike.
Në aksin rrugor Manastir-Nizhepole-Molika   është i obligueshëm shfrytëzimi i pajisjeve dimërore për të gjitha llojet e automjeteve.
Kujdes i veçantë në aksin rrugor Katllanovë-Veles dhe Demir Kapi -Udovë për shkak paraqitjes së mundshme të orteqeve të cilat mund ta pengojnë qarkullimin.
Intensiteti i komunikacionit është i matur në drejtimet rrugore jashtë dhe në mjediset urbane.
Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Përkujtim për të gjithë shoferët për obligimin ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjes dimërore në automjete e cila zgjatë deri më 15 mars./alsat/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

7 + 5 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve