Shqiptarët nga Maqedonia që jetojnë në Berlin kanë blerë tokë për ndërtimin e qendrës "Isa Beun" në qendër të rajonit të Nojkëlnit. Përveç riteve fetare, hapësira do të shfrytëzohet edhe për të mësuar besimin.
"Isa Beu" quhet qendra ku myslimanët shqiptarë nga Maqedonia që jetojnë në Berlin kryejnë ritet e tyre fetare. Kjo nuk është xhami, por një sallë prej 200 metra katrorë e cila, siç thotë imami Remzi Xhaferi, të shtunave dhe festave është e mbushur me të rinj dhe të vjetër! Themelues i Qendrës ishte Reiz Sulejman Rexhepi, kreu aktual i Bashkësisë Islame Fetare në Maqedoni. Imami Remzi Xhaferi në kryeqytet jeton nga viti 2004. Imam Xhaferri tregon, se kur erdhi në Berlin gjeti një "xhemat" të organizuar në "Qendrën Shqiptare Kulturore Islame". Kjo është vetëm një nga 12 qendrat ku aktivizohen shqiptarët e Maqedonisë janë, e cila figuron në listën e ambasadës në Berlin.
Qendra e Hamburgut
Qendra më e vjetër dhe më e organizuar gjendet në Hamburg. Kreu i saj Zulhajrat Fejzullahu edhe kryetar i Unionit Shqiptar të qendrave islamike kulturore në Gjermani, për Deutsche Wellen thotë se sistemi i punës në të gjitha qendrat është i njëjtë. Këto janë vende ku kryhen ritet fetare dhe ku zhvillohet mësimi fetar, aktivitetet e ndryshme për gratë të rinjtë dhe fëmijët. "Xhamitë, megjithatë nuk janë të organizuara kudo në të njëjtin nivel. Në përgjithësi, objektet janë me qera, por disa prej tyre edhe janë të blera si në Dyseldorf, Leverkusen, Ludvigshafen dhe Mynih. Ekziston iniciativa për të blerë vendin për një qendër të këtillë edhe në Berlin", shton Fejzullahu.
Interesi për qendër të re
Imami Remzi Xhaferi, ndërkohë, shpjegon se në qendrën e Berlinit shqiptarët myslimanë nga Maqedonia janë shumë aktiv dhe se rreth 400 persona paguajnë rregullisht detyrimet, të cilat shfrytëzohen për t'i mbuluar shpenzimet e nevojshme. Nevoja për të pasur hapësira të pavarura, bëri të lindë edhe iniciativa për të ndërtuar një objekt vetanak. Vetëm para pak javësh është lidhur kontrata për të blerë vendin në afërsi të rrugës "Hermanshtrase", Nojkeln, në të cilën do të ndërtohet objekti - qendra për më shumë qëllime. "Kjo do të jetë qendër, apo si gjermanët thonë, vendi për lutje. Do të ketë gjithashtu edhe një sallë të vogël për gratë. Plus një hapsirë për fëmijët: ku do të mësojnë për fenë, traditën dhe kulturën. Për të qenë më interesante për të rinjtë kemi planifikuar edhe një hapësirë me kompjutera. Kjo do të jetë një qendër komplet kulturore", thotë Imami Xhaferi, sipas të cilit do të nevojiten të paktën pesë vjet, derisa të sigurohen fondet e nevojshme për të ndërtuar dhe kompletuar qendrën si duhet.
Kryesisht punë fetare!
Sejdi Demiri, ministër-këshilltar në ambasadën e Maqedonisë në Berlin thotë se nga përvoja e tij deri tani puna në qendra të tilla ka kryesisht karakter fetar. Shumë pak bëhet për atë që njerëzit e këtushëm të jenë në rrjedhë me zhvillimet aktuale politike në atdheun e tyre.
Bashkëpunimi me Bashkësinë Islame në Maqedoni është në kontinuitet thotë imami Xhaferi duke shtuar se emërimi imamëve kryhet përmes Shkupit. Në qendrën e Hamburgut, përveç funksionimit të xhamive zhvillohet edhe mësimi fetar si edhe mësimi i gjuhës shqipe. Fejzullahu ankohet se pavarësisht nga interesi, mungojnë mësuesit. "Ne kemi marrëdhënie të mira me kishat në Hamburg. Me ato ne gjithashtu zhvillojmë dialogun ndër-fetar. Kontakte të rregullta mbajmë edhe me Qendrën Shqiptare Kulturore Islame tanimë të njohur në Hamburg. Sa i përket strukturave në Maqedoni nuk kemi marrëdhënie të veçanta", shton për Dojçe Vellen, Zulhajrat Fejzullahu. Imami Remzi Xhaferi megjithatë aspiron, që një ditë të bëhet e njohur edhe qendra e Berlinit e drejtuar nga ai./dw/
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 1 hereqender fetare per shqiptaret e Maqedonise! inshaAllah eshte gabim shtypi se kjo eshte gabim katastrofal...! o vellezer barem ne gurbet mos te ndahemi,kjo qender duhet te jete :qender fetare e shqiptareve nga maqedonija,Kosova,Shqiperija,Presheva,Bujanoci,Qamerija Mali i Zi ...=per shqiptaret e gjithe trojave shqiptareve...Shqiptaret jane NJE dhe kufijte jane artificial...