Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kosovė

artikuj
 

Qeveria e Kosovės dhe BB nėnshkruajnė marrėveshje pėr kredinė e parė

Qeveria e Kosovės dhe Banka Botėrore nėnshkruan sot dy marrėveshje nė vlerė prej 20 milionė dollarėsh.

E mėrkure 10 Mars 2010 15:04

 

Njëri projekt i Bankës Botërore, në vlerë prej 12.3 milionë dollarësh, ka të bëjë me regjistrimin e pasurive të patundshme dhe kadastrën në Kosovë. Projekti tjetër në vlerë prej 8 milionë dollarësh ka të bëjë me administratën publike.

Qeveria e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje me Bankën Botërore për Modernizimin e Sektorit Publik në Kosovë dhe Kadastrit për Pronën e Paluajtshme e Regjistrimit. Projektet në vlerë rreth 20 milionë euro janë grante si dhe kredi 40 vjeçare me 0.5% interes.

Këto dy projekte do të ndikojnë direkt në ngritjen e mëtutjeshme të institucioneve duke përmirësuar menaxhimin e financave publike si dhe trajtimin e të drejtës së pronave, u tha me këtë rast nga nënshkruesit e marrëveshjes. Kryeministri Thaçi theksoi rëndësinë e kësaj marrëveshje.

“Këto dy marrëveshje janë marrëveshjet e para për financimin e kësaj natyre me BB në historinë e re të Republikës se Kosoves, 9 muaj pas anëtarësimit të Kosovës në këtë institucion të rëndësishëm. Implementimi i tyre do të ndikojë direkt në ngritjen e mëtutjeshme të institucioneve dhe forcimin e tyre dhe shërbimin që do të ofrojnë”, tha Thaçi

Ministri i Ekonomisë e Financave Ahmet Shala theksoi kushtet e mira të kreditimit nga Banka Botërore.

“Periudha e ekzekutimit është deri në vitin 2013, pra ne kemi insistuar që pjesa e ekzekutimit të jetë sa më e shpejtë në mënyrë që efektet e këtyre projekteve të kenë ndikim direkt në zhvillimin ekonomik, ndërsa afati i shlyerjes është 40 vjet deri në vitin 2049, grejs periudha 10 vjet dhe pagesa 0.5% në vit”, tha Ahmeti.

Projekti për Modernizimin e Sektorit Publik në Kosovë ka vlerë 8 milionë dollarë, prej tyre 4.4 milionë janë kredi, përderisa projekti i Kadastrit për Pronën e Paluajtshme dhe Regjistrimit ka vlerë 12.3 milionë dollarë nga të cilat 6.7 milionë janë kredi. Ministri i Shërbimeve Publike Arsim Bajrami theksoi se reformat e synuara do të realizohen brenda 3 viteve të ardhshme. Ndërkaq, shefi i Bankës Botërore për Kosovë Ranjit Najak theksoi se projekti është në kuadër të strategjisë që përfshin përkrahje financiare, teknike dhe përkrahje analitike në vlerë rreth 200 milionë dollarë.

“Do të jenë edhe fonde tjera në dispozicion, p.sh për sektorin energjetik, për KEK, për Termocentralin e ri dhe këto do të jenë të gatshme në momentin e nevojshëm”, tha Najak.

Ndryshe, ministri Shala njoftoi se kah mesi i prillit do të nënshkruhen marrëveshje edhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar./rtk/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

8 + 4 = ?



Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.com

Arkivi i lajmeve