Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Maqedoni

artikuj
 

Qeveria e Maqedonisė kėrkoi nga Google censurimin e disa pėrmbajtjeve


E hėne 20 Shkurt 2012 9:03

 

Maqedonia gjatë vitit 2010 ka bërë disa kërkesa në adresë të Google, platformës së internetit, për të censuruar hapësirën e internetit në Maqedoni.

Sipas një raporti të kësaj kompanie, Maqedonia megjithatë është vendi me më pak kërkesa për censurimin e kërkimeve të kësaj faqe. Më pak se 10 kërkesa janë dorëzuar për të censuruar disa përmbajtje të publikuara në Google dhe servistet e tjera të kësaj kompanie. Qeveria e Maqedonisë kërkesat i kishte bërë nga periudha janar – qershor 2010, por nga kjo periudhë e deri tani nuk është bërë asnjë kërkesë tjetër për të kërkuar heqjen e përmbajtjeve të padëshirueshme për Maqedoninë.

Google kontrollon edhe servisin Youtube, ndërsa njohësit theksojnë se kërkesat për heqjen e përmbajtjeve vijnë pikërisht për këtë faqe. Kërkesat për këtë janë bërë edhe nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë. (INA)




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

5 + 3 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve